×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Drejtori i Shërbimit Spitalor:  Situata me Covid e rëndë, ka vështirësi për furnizim me oksigjen

    FrontOnline
    11 Gusht 2020

    Kosova që nga marsi po përballet me pandeminë globale Covid-19 dhe situata epidemiologjike në vendin tonë është rënduar javëve të fundit.

    Kosova në bazë të statistikave del të jetë vendi më më shumë të infektuar dhe të vdekur për 1 milionë banorë.

    Ushtruesi i detyrës së Shërbimit Spitalor Universitar të Kosovës (ShSKUK), Valbon Krasniqi në një intervistë për Front Online ka folur për menaxhimin e pandemisë dhe për planet në zgjerimin e kapaciteteve në muajt e ardhëm.

    Ai ka thënë se situata aktuale me Covid në klinikat e QKUK-së dhe ato regjionale është e rëndë me rreth 640 pacient të shtrirë nëpër klinika.

    “Ne jemi në një gjendje jashtëzakonisht të rënduar për sa i përket edhe numrit të madh të rasteve të infektuara, por edhe fluksit të pacientëve me nevoja të spitalizimit. Aktualisht në nivel të njësive të ShSKUK-së përfshirë të gjitha spitalet regjionale dhe klinikat e QKUK-së ku trajtohen pacientët me Covid, kemi rreth 640 pacientë të shtrirë, nga ta rreth 270 në klinika të QKUK-së dhe pjesën tjetër në spitalet regjionale”, ka thënë Krasniqi për Front Online.

    Krasniqi tregon se shifrat afërsisht në javët e fundit për numrin e të hospitalizuarve janë të ngjashme dhe janë në presion për të hapur edhe reparte të tjera për trajtim të pacientëve me Covid-19.

    “Gjatë ditës së djeshme kemi pasur, sot ende presim raportet zyrtare por këtu sillen shifrat këtyre javëve.Gjatë ditës së djeshme kemi pasur 415 pacientë në oksigjeno-terapi dhe 46 të tjerë në respiratorë, 15 prej tyre të intubuar dhe pjesa tjetër të lidhur për aparatin e respiratorit me metodën tjetër të ventilimit mekanik. Pra kemi një gjendje të rënduar, institucionet shëndetësore janë në presion për të hapur reparte të reja për të zgjeruar kapacitetet për të pranuar pacientët me Covid”, tha ai për Front Onine.

    Krasniqi: Kemi në plan zgjerimin e kapaciteteve për trajtim të rasteve me Covid

    Krasniqi ka marrë detyrën pas shkarkimit të ish-drejtorit, Basri Sejdiu, kurse tashmë U.D i ShSKUK-së Valbon Krasniqi ka thënë se ka plane për zgjerim të kapaciteteve dhe ka ndjekur politikën e trajtimit të pacientëve edhe në spitale regjionale.

    “Po sigurisht, që nga fillimi i marrjes së detyrës unë kam filluar me këtë qasjen regjionale, kemi kyçur në mënyrë aktive edhe spitalet për trajtimin e pacientëve dhe tash numri më i madh i tyre trajtohen në spitalet regjionale, ndërkohë që po bëjmë përpjekje që në nivel të klinikave të QKUK-së të vinë rastet më të rënda, pasi jemi edhe si nivel terciar”, tha ai për Front Online.

    Ai tregon se në dispozicion janë 750 shtretër dhe kanë plan që të shtojnë deri 150 shtretër të tjerë

    “Aktualisht në nivel të ShSKUK-së ne kemi në dispozicion rreth 750 shtretër kemi edhe planin konkret për shtim të kapaciteteve diku rreth 100 deri 150 shtretër varësisht sipas nevojave do të shohim nëse do të ketë nevojë për rritje të kapaciteteve”, tha tutje Krasniqi.

    Infektologu Krasniqi: Ndërtimi i spitalit për Covid, zgjidhje afatgjate

    Krasniqi si zgjidhje afatgjate e sheh ndërtimin e spitalit për trajtimin e pacientëve me Coronavirus ku do të kishte kapacitete deri në 500 shtretër për pacientë, dhe në këtë mënyrë klinikat që aktualisht ofrojnë shërbime kundër Covid-it t’u kthehen shërbimeve që kanë kryer para pandemisë.

    “Tashmë edhe Qeveria është në kërkim të një mundësie për të themeluar spitalin e veçantë Covid, në 400 deri 500 shtretër ku do të trajtoheshin të gjithë pacientët e klinikat do të liroheshin nga trajtimi i këtyre pacientëve për të ofruar shërbime të tjera shëndetësore për pacientët që s’janë me Covid, sepse ne kemi obligim që të ofrojmë shërbime  shëndetësore edhe për sëmundje të tjera jo vetëm për Covidin”, ka thënë ai për Front Online.

    Sipas Krasniqit, ndërtimi i këtij spitali do të krijonte hapësirë edhe për menaxhim më efektiv të pandemisë si dhe do të ishte në të mirë të profesionistëve shëndetësorë, pasi nuk do të jetë nevoja që të ekspozohet numër i madh i stafit mjekësorë në këtë spital.

    “Po të kemi një spital të tillë eventualisht dy spitale në nivel të Kosovës  atëherë edhe menaxhimi do të jetë më i lehtë dhe numër i stafit që do të angazhohen do të jetë më i vogël, nuk do të  kemi nevojë të ekspozojmë numër të madh të stafit mjekësorë ndaj burimit të infeksionit dhe gjithçka do të jetë më e lehtë sa i përket menaxhimi të këtyre rasteve”,  ka thënë Krasniqi.

    Drejtori i ShSHKUK-së: Furnizimi i pacientëve me oksigjen mbetet sfidë  

    Prej fillimit të pandemisë ka pasur ankesa dhe shqetësim nga ana e familjarëve të pacientëve me Covid, se oksigjeni nëpër klinika nuk është duke funksionuar siç duhet.

    Për këtë çështje edhe Krasniqi tha se është një sfidë e madhe furnizimi me oksigjen.

    “Nevojat për oksigjen janë rritur në mënyrë enorme dhe atë në mënyrë rapide, jo vetëm në Kosovë i gjithë rajoni ballafaqohet me sfida serioze me furnizim të qëndrueshëm me oksigjen”, ka thënë Krasniqi për Front Online.

    Ai ka treguar se është nënshkruar edhe një kontratë për furnizim me oksigjen pasi deri tani në ShSKUK ka qenë vetëm një operatorë i kontraktuar për këtë shërbim. Ai ka shpjeguar edhe procedurën prej furnizimit në ShSKUK- e deri tek nevojat e pacientëve.

    “Në momentin kur kam marr detyrën kam gjetur vetëm një kontratë me një operatorë ekonomik  që furnizonte të gjitha spitalet rajonale poashtu dhe QKUK-në me oksigjen, dhe janë dy forma të furnizimit me oksigjen të lëngshëm, rezervuari që pastaj futet në sistem qendrorë në formë të gaztë dhe është forma tjetër e furnizimit direkt me anë të bombolave që vie në formë të gaztë. Këtë çështjen e furnizimit me oksigjen të lëngshëm nuk e kemi problem, ndërkaq furnizimi me bombola të gazit është shumë më i vështirësuar”, u shpreh tutje Krasniqi për Front Online.

    Për të përmirësuar këtë furnizim, Krasniqi tha se kanë ndërmarrë veprimet dhe kanë nënshkruar kontratë edhe me operatorin e dytë të vetëm të licencuar në Kosovë të importimit të oksigjenit të gaztë.

    “Në të njëjtën kohë kemi pasur 27 koncentratorë  të oksigjenit donacion nga partnerët ndërkombëtarë që i kemi futur në përdorim në klinikat Covid, mirëpo ato prodhojnë  një sasi të vogël të oksigjenit 5 deri 7 litra në minutë”, ka thënë Krasniqi.

    U.D. i ShSKUK-së njëkohësisht infektolog ka treguar se kjo çështje do të zgjidhet ku QKUK-ja do të furnizohet me oksigjen nga një rezervuar prej 20 mijë litrave, kurse atë prej 10 mijë litrave që është përdorur deri tani do t’ i dhurohet spitalit të Prizrenit.

    Ai ka pranuar që ka vështirësi për furnizim me oksigjen, por që deri në dimër do të kenë një sistem të ri të oksigjenit pasi është më I qëndrueshëm dhe më I lirë.

    “Ka vështirësi megjithatë ne po ia dalim që të gjithë pacientët që kanë nevojë për oksigjen t’i furnizojmë me kohë dhe me rregull, por është një sfidë jashtëzakonisht serioze, dhe planet tona janë që në dimër të mos hyjmë me këtë sistem të oksigjenit. Për të gjitha spitalet regjionale t’i bëjmë me rezervuar të oksigjenit të lëngshëm sepse edhe oksigjeni është më i lehtë edhe çmimi është shumë më i lirë se sa furnizimi me bombola të oksigjenit”, ka thënë Krasniqi për Front Online.

     

    Krasniqi: Rritja e numrit të të infektuarve e pritshme pas lehtësimit të masave

    Kurse i pyetur lidhur me mundësinë e infektimeve më të mëdha pas festës së Bajramit dhe se çka ka ndikuar në rritjen e numrit të rasteve pozitive, infektologu Krasniqi ka thënë se kjo ka qenë e pritshme me fillimin e lehtësimit të masave.

    “Në momentin që ne jemi hapur kemi rritur ekspozimin ndaj burimit të infeksionit dhe sigurisht se kjo është reflektuar edhe me rritje të numrit të rasteve, jo vetëm festat e Bajramit, por çdo grumbullim  i njerëzve në masë të madhe për çfarëdo qoftë arsye ne në mjekësi e njohim si shpërndarës të infeksionit”, tha Kransiqi për Front Online.

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, të hënën deklaroi se nuk përjashtohet prap mbyllja, por që infektologu Krasniqi thotë se nëse zbatohen rekomandimet nga qytetarët nuk do të ketë nevojë për ashpërsim të masave.

    “Një sërë masash të rekomanduara nga ana e institucioneve zbatuar nga institucionet dhe nëse qytetarët i zbatojnë këto masa ne nuk pretendojmë se mund ta ulim në zero infeksionin por sigurisht se do të kishte një rënie të konsiderueshme  të numrit të të infektuarve. Ministria e Shëndetësisë merr informata në baza ditore nga ana e IKShKP-së sa i përket situatës epidemiologjike në vend dhe varësisht nga kjo situatë edhe do të merren masa të caktuara”, ka thënë ai për Front Online.

    Krasniqi: Situata epidemiologjike do të rëndohet në vjeshtë

    Infektologu Krasniqi ka thënë se po përgatiten për përballje me virusin edhe në vjeshtë, ku situata do  të rëndohet pasi shfaqet edhe gripi sezonal.

    “Duhet të kemi parasysh që në vjeshtë mund ta kemi edhe gripin sezonal, mbase do të jetë një sfidë jashtëzakonisht e madhe edhe për të gjitha institucionet shëndetësore prandaj po bëjmë edhe këto përgatitje për tu përballur sa më lehtë”, ka thënë Krasniqi.

    Për këtë Krasniqi ka thënë se përves punësimit të 100 mjekëve dhe 100 infermierëve planifikojnë që të punësojnë edhe staf tjetër.

    “Kemi pasur sfida edhe sa i përket stafit shëndetësorë, Ministria e Shëndetësisë më herët ka bërë  punësimin e 200 personave, 100 mjek dhe 100 infermierë dhe të tjerë. Poashtu ka shpallur konkurs për specializime për mbi 1 mijë pozita, poashtu ne jemi në planifikim të punësimit të një numri të konsiderueshëm të infermierëve në mënyrë që i gjithë ky kontingjent i mjekëve dhe infermierëve të jenë të përgatitur për muajt e vjeshtës për tu kyçur direkt në luftën ndaj Covid-19”, ka thënë Krasniqi për Front Online.

     

    Që nga fillimi i pandemisë, 1 mijë të infektuar nga personeli shëndetësorë

    Krasniqi ka treguar se rreth 1 mijë është numri i të infektuarve të personelit shëndetësorë dhe stafit përcjellës janë infektuar qysh nga fillimi i pandemisë, por që shumica janë kthyer në punë pasi e kanë kaluar infeksionin me Covidd-19.

    “Kemi edhe këtu sfida serioze për shkak se një numër i madh i stafit shëndetësorë që nga fillimi i pandemisë  e deri tani veç kanë qenë të infektuar, në tërë sistemin shëndetësorë diku rreth 1 mijë persona nga personeli shëndetësorë dhe personeli tjetër që janë infektuar gjatë kësaj pandemie. Megjithatë duke ditur që  infeksioni mesatarisht zgjatë 2 deri 3 javë te format e lehta edhe më shkurt  shumica e tyre e kanë kaluar dhe janë kthyer në vendet e punës”, ka thënë Krasniqi për Front Online.

    Krasniqi: Vaksina nuk do të jetë e gatshme këtë vit

    Infekologu Krasniqi në intervistën për Front Online është shprehur se vaksina anti-Covid nuk mund të jetë e gatshme për këtë vit duke pasur parasysh fazat nëpër të cilat duhet të kalojë.

    “Të gjithë ato faza dhe teste hulumtuese deri te ai vendimi final për përdorim në masë të madhe, unë personalisht nuk pres që do ta kemi para fundit të këtij viti, në rastin më të mirë mund të ndodhë të shkoj edhe më larg. Janë disa çështje shumë të rëndësishme që mund të ndodhë që vështirë mund ta kemi një vaksinë me një afat më të shkurtër kohorë se sa një vit”, ka thënë ai./Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të hënën me bashkëpartiakët e tij, bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota. Ai thotë se kanë investuar shumë në ushtri e mbrotje,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij, Xhaferin dhe pensionistë të tjerë, ku ka premtuar se viti...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.