×
  • Lajme
  • Lajme

    Dokument/ Ky është vendimi i Zemajt që “do t’i hapë rrugë abuzimit me çmimet e barnave”

    FrontOnline
    04 Gusht 2020

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj sot ka marrë vendim që të shfuqizohet Udhëzimi Administrativ për rregullimin dhe unifikimin e çmimit të barnave, të cilin e kishte nënshkruar ish-ministri Uran Ismaili. Ky i fundit e quan “vendim kriminal”, duke thënë se Zemaj “u bë partner i krimit të blerjes së barnave me çmime abuzive” e njëjtë ka reaguar edhe Oda e Farmacistëve.

    Në maj të vitit 2019, ishte nënshkruar udhëzimi administrativ, sipas të cilit do të përcaktohej dhe rregullohet çmimi i produkteve medicinale për shitje me shumicë dhe pakicë në sektorin privat nga subjektet e licencuara, produkteve medicinale nga Lista e Barnave Esenciale, dhe produkteve medicinale nga Lista e Barnave të Rimbursueshme nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor.

    Mirëpo këtë udhëzim, sot e ka shfuqizuar ministri Zemaj, të cilit ia ka bashkëngjitur edhe një arysetim.

    Aty thuhet se vendimi i sotëm është marrë në mbështetje të ankesave të qarkulluesve me shumicë dhe pakicë të produkteve medicionale në Kosovë.

    Tutje në arsyetim thuhet se “komisioni ka konstatuar që dispozitat e këtij akti nënligjor kanë përcaktuar mënyra të ndryshme për metodologjinë e përcaktimit të çmimeve të produkteve dhe në mungesë të listave zyrtare janë të cilët janë përdorur nga Komisioni për përcaktimin e çmimeve, Komisioni i ankesave e kishte të pamundur të shqyrtoj ligjshmërinë e vendimeve të datës 30/04/2020 të Komisionit për përcaktimin e çmimeve”.

    Vendimi i Zemajt ka nxitur menjëherë reagime, nisur nga Oda e Farmacistëve të Kosovës, e cila e ka quajtur të turpshëm dhe kriminal.

    “Shfuqizimi i udhezimit per rregullimin e çmimeve të barnave sa e turpshme aq kriminale. Minister Zemaj po e turperon veten dhe familjen tende e popullin po varfëron, IK sa me parë! OFK do të therrase keshillin drejtues dhe do te keshillohet edhe me Kuvendin e OFK për veprimet qe do te ndermerren!”, thuhet në postimin e Odës së Farmacistëve.

    Ish ministri Ismaili thotë se vendimi i Zemajt sot është i barabartë me një akt kriminal.

    “Shfuqizimi i Udhëzimit Administrativ për rregullimin dhe unifikimin e çmimit të barnave nga Ministri Zemaj është i barasvlefshëm me një akt kriminal.

    Bashkë me Organizatën Botërorë të Shëndetesisë dhe qendrën e tyre për çmime referente kam punuar pa u ndalur për dy vjet rresht që të krijoj bazën ligjore që qytetarët tanë të mos paguajnë çmime shumëfish më të larta për barnat e njëjta”, thuhet ndër të tjera në reagimin e ish-ministrit.

    Nga Rubrika
    Lajme12 Korrik 2025
    Një foshnje 9-muajshe ka vdekur të premten në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Sipas policisë, foshnja më 29 qershor ishte dërguar në...
    Lajme12 Korrik 2025
    Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) është realizuar Kursi i Liderit Luftarak gjenerata 22-2025, njofton ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup...
    Lajme12 Korrik 2025
    Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane, Brendan Hanrahan do të vizitojë sot Kosovën. Ai do të pritet...
    Të tjera
    Lajme11 Korrik 2025
    Këtë vikend do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të shtunën...
    Bota/Rajoni11 Korrik 2025
    Popullsia e Bashkimit Evropian ka arritur në një rekord prej 450.4 milionë banorësh në vitin 2024, të nxitur kryesisht nga migracioni, sipas...
    Lajme11 Korrik 2025
    Pesë emigrantë të paligjshëm janë zbuluar sot pasdite në një kamion me targa vendore në Terminalin Doganor në Ferizaj. Sipas Policisë së...
    Lajme11 Korrik 2025
    Rreth orës 21:00 të mbrëmjes së sotme, banorët e lagjes "Soziu" në Prizren kanë njoftuar zjarrfikësit dhe policinë për një zjarr në...
    Lajme11 Korrik 2025
    Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes është realizuar Kursi i Liderit Luftarak....
    Lajme11 Korrik 2025
    Ish-kryetari i Apelit, Hasan Shala thotë se vrasjet e pazbuluara i stimulojnë kriminelët të kryejnë krime. “Prandaj krimi sot është në nivel...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.