×
  • Lajme
  • Lajme

    Disa raste me coronavirus dolën nga klinikat private, shteti inspektoi më shumë ato publike

    FrontOnline
    14 Maj 2020

    Në Ministrinë e Shëndetësisë janë të licencuara 30 spitale private.Nga paraqitja e rastit të parë me COVID-19, Inspektorati Shëndetësor ka kryer 28 inspektime.Ndonëse Inspektorati Shëndetësor ka thënë se disa spitale private janë inspektuar edhe nga tri herë, në bazë të statistikave i bie që jo të gjitha spitalet janë inspektuar nga së paku një herë, raporton KOHA.

    Janë të licencuara 1610 ordinanca e klinika private dhe 30 spitale.Janë 12 inspektorë shëndetësorë. Inspektimi zakonisht bëhet nga dy inspektorë.Për të inspektuar të gjitha institucionet shëndetësore brenda një viti, çdo ditë duhet të bëhen nga 5 inspektime, duke llogaritur edhe ditët e festave dhe fundjavave.

    Pakujdesia dhe moszbatimi i masave të vendosura nga institucionet shtetërore mund të kenë pasoja, sidomos në kohë pandemie.
    Publikisht, deri tani, janë tri institucione private shëndetësore nga ku kanë kaluar pacientë të prekur me COVID-19.Rasti i parë është në një spital privat të përgjithshëm. Një pacient i prekur me COVID-19 fillimisht kishte marrë shërbimin aty.Në rastin e dytë, në Gjakovë, një shtatzënë e kontrolluar te gjinekologu kishte infektuar stafin e klinikës, e gra të tjera shtatzëna që po vizitoheshin në ordinancën private.Javën e kaluar, një rast në një spital privat në Prishtinë ka ndërruar për të keq lakoren me të diagnostikuar pozitivë me COVID-19. Një pjesë e madhe e rasteve që për disa ditë kanë dalë pozitivë, siç ka mësuar KOHA, janë nga ky spital.Faik Hoti, drejtor i komunikimit në Ministrinë e Shëndetësisë, ka folur për rastet kur virusi përhapet nga institucionet shëndetësore.Hoti ka thënë së infeksionet nga spitali kanë ndodhur në të gjithë botën dhe se në Kosovë nuk është evidentuar numër i madh.Në pandemi, inspektorët, më shumë se institucionet private, kanë inspektuar ato publike.Në statistikat që KOHA i ka marrë nga Ministria e Shëndetësisë del që për 2 muaj janë kryer 40 inspektime.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.