×
  • Lajme
  • Lajme

    Disa lagje të Prishtinës deri në 18 orë pa ujë – në kohë pandemie

    FrontOnline
    02 Shtator 2020

    Në kohë të pandemisë, kur higjiena është thelbësore për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, disa lagje të Prishtinës ka javë të tëra që po mbesin pa ujë deri në 18 orë në ditë.

    Në “Bregun e Diellit” në dy ditët e fundit banorët janë furnizuar me ujë vetëm nga gjysmë ore. Madje në kohën kur vjen uji është pothuajse totalisht i ndotur, raporton KTV.

    Përveç për reduktimet, Natyra Dërmaku, banore në “Breg të Diellit”, fajëson kompaninë rajonale të ujësjellësit “Prishtina” edhe për mungesë të përgjegjësisë.

    “Sa i përket çështjes së ujit, njoftim nuk kemi pasur hiç. Mund të them qe 48 orë s’ka pasur ujë fare. Dje ka ardhur në orën 04:00 të mëngjesit shumë pak edhe është ndalur prapë. Kam tentuar vetë, jam banore e lagjes ‘Bregu i Diellit’, me e thirrë ujësjellësin mbi 30 herë dhe nuk janë lajmëruar”, ka thënë Dërmaku.

    Reduktimet e planifikuara të ujësjellësit për zonat urbane janë nga ora 24:00 deri në orën 04:00 të mëngjesit, ndërsa në zonat rurale nga ora 20:00 deri në 06:00 të mëngjesit. Por problemi kryesor qëndron te reduktimet pa planifikim, në lagjet “Bregu i Diellit”, në Hajvali dhe në një pjesë të Vetërnikut.

    Ankesat e qytetarëve kanë të bëjnë edhe me faktin që orari i reduktimeve i paralajmëruar nga Ujësjellësi nuk është i saktë, duke pasur vonesë furnizimi me orë të tëra pas afatit të paraqitur.

    Ujësjellësi ka thënë se reduktimet po bëhen për shkak të thatësisë së Liqenit të Badovcit dhe të dëmtimit të gypave të ujit që gjenden në tokë.

    Zëdhënësja e Ujësjellësit, Arjeta Mjeku, ka deklaruar se problemi i kohëzgjatjes së furnizimit me ujë në pikat e larta të Prishtinës vjen si pasojë e rezervuarëve të ujit që shumë ndërtesa e shtëpi i kanë vendosur për mbushje në zonat e ulëta të qytetit.

    “Uji fillimisht shkon në zonën më të ulët, që është Graçanica me rrethinë. Uji shkon së pari në Graçanicë, mirëpo për shkak të konsumit të jashtëzakonshëm të ujit në pikat e ulëta uji mezi ka arritur në pikat e larta. Lusim qytetarët të mos e keqpërdorin ujin e pijshëm, sepse nga keqpërdorimi i tij zonat e larta po e vuajnë mungesën”, është shprehur Arjeta Mjeku.

    Për shkak të reduktimeve, përveç banorëve edhe bizneset po ballafaqohen me probleme të mëdha. Arta Shyti, që ushtron profesionin e frizeres, thekson se është dashur të anulojë shumë terminë si pasojë e mungesës së ujit.

    “Sa u përket reduktimeve, kemi shumë reduktime. Kemi vështirësi edhe në punë siç po e shihni. Dje nuk kemi pasur ujë diku 10 deri në 12 orë, ka ardhë gjysmë ore dhe është ndalë prapë, nuk kemi mbërri as të pastrojmë siç duhet”, ka thënë Arta Shyti, banore e “Bregu të Diellit”.

    Për mungesën e kapacitetit të Ujësjellësit për t’i furnizuar me ujë të gjitha lagjet e Prishtinës, televizioni ka kontaktuar edhe me Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit. Në një përgjigje me shkrim është thënë se janë të njoftuar nga Ujësjellësi, por edhe qytetarët për ndaljen e ujit. ARRU-ja ka vënë në dispozicion e-mailin, por edhe numra të telefonit, ku qytetarët mund t’i paraqesin ankesat e veta për këtë.

    “Përveç reduktimeve të planifikuara, nga KRU ‘Prishtina’ jemi njoftuar me kohë edhe lidhur me reduktimet e ujit, të cilat i kanë prekur konsumatorët e zonave të qytetit të Prishtinës, të cilët furnizohen nga Liqeni i Badovcit. Këto ndërprerje kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë për arsye të punimeve për ndërrimin e një pjese të gypit kryesor nga Liqeni i Badovcit, pastrimin e filtrave dhe rrjetit si procedurë përcjellëse, si dhe sanimin e disa dëmtimeve në disa pjesë të rrjetit. ARRU është kontaktuar përmes telefonit nga disa konsumatorë, të cilët i kemi informuar rreth gjendjes aktuale të furnizimit me ujë. Qytetarët mund t’i raportojnë shqetësimet e veta në KRU, por edhe në ARRU përmes e-mailit zyrtar [email protected] apo telefonit 038 249 165 lok. 113”, thuhet në përgjigjen e Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit.

    Nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit si problem e kanë ngritur edhe çështjen e zgjerimit të qytetit të Prishtinës me ndërtime të shumta ngase, sipas tyre, lejet e ndërtimit të cilat i ka dhënë Komuna nuk kanë pasur planifikim paraprak infrastrukturor për kapacitetet e ujit.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.