×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Deputeti i Vetëvendosjes: Nuk kemi diskutuar për postin e Presidentit, vendi duhet të shkojë në zgjedhje

    FrontOnline
    27 Gusht 2020

    Lëvizja Vetëvendosje ka dalë subjekti më i madh politik në vend në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, por për shkak të prishjes së koalicionit me LDK-në ajo tani është në opozitë.

    Anipse partitë politike në vend kanë shpallur kandidaturat për postin e Presidentit, Vetëvendosje nuk e përkrah asnjë kandidat të nominuar për këtë post.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha në një interviste për “Front Online” ka thënë se fokusi i kësaj partie është në situatën me pandeminë e jo të merren me kandidaturat e shpallura.

    “Lëvizja Vetëvendosje nuk ka sesi të jetë ndryshe pos të jetë e fokusuar në situatën tëcilën ndodhet Kosova momentalisht, po përballemi me pandeminë dhe kemi një krizë ekonomike e financiare që ka shkaktuar një krizë humanitare, që pritet në muajt në fillim të thellohet, në vjeshtë pritet të kësaj krize humanitare.Fokusi ynëështë tek këto çështje dhe asesi te postet për të cilat vetëm janë shpallur kandidaturat e disa individëve”, ka thënëBatusha.

    Kurse në kohën kur LDK lidhi koalicion me AAK-në dhe Nismën, VV-ja në mbledhjen e mbajtur të Këshillit të partisë kishin deklaruar se e përkrahin përfaqësuesin e familjes Jashari për President të vendit.

    Batusha: Nuk kemi diskutuar në parti për një kandidat për President nga familja Jashari

    Batushai pyetur nëse janë të gatshëm të japin votën për një kandidat pas kalimit të mandatit të Presidentit Hashim Thaçi, është shprehur se kjo çështje tani nuk është diskutuar, por që personalisht e përkrah një gjë të tillë.

    “Kjo çështje ka dalë si propozim, por në atë kohë ishte si propozim nga situata të cilën kishim hyrë, në një mocion mosbesimi me një pandemi të panjohur. Nuk pati konsensus kjo punë mbështetje, vetëm ishte si ide nuk është që kemi diskutuar tash e tutje për atë propozim, personalisht jam dakord nëse do të ishte si një zgjidhje në këtë kohë”, ka thënë ai për Front Online.

    Deputeti i Vetëvendosjes, Batusha si zgjidhje për situatën aktuale politike e sheh shkuarjen në zgjedhje dhe legjitimimin e Kuvendit.

    “Por më e mirë do të ishte të shkonim në zgjedhje, sepse Qeveria ka nevojë për rilegjitimitet, në fakt Parlamenti ka nevojë për rilegjitimitet  sepse po përballemi me procese shumë të rënda dhe të rrezikshme për sovranitetin e Kosovës por edhe me pandeminë dhe krizën ekonomike dhe mendoj që më së mirëështë të shkojë në zgjedhje”, është shprehur Batusha për Front Online.

    Vetëvendosje ende nuk i ka nënshkrimet për thirrje të seancës për mocion

    VV-ja javë më parë ka njoftuar se do të mbledhë nënshkrimet për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë“Hoti”, por që ende nuk i ka mbledhur nënshkrimet e nevojshme, 40 sa u duhen pasi as partia tjetër opozitare PDK-nuk i ka dhënë nënshkrimet.

    “Për momentin kemi dëgjuar deklarime publike të Partisë Demokratike por që ende nuk e kanë nënshkruar nismën, mocionin për shkak se duhet 40 nënshkrime për t’u thirrur mbledhja e mosbesimit e Qeverisë, pastaj 61 vota për të rrëzuar Qeverinë. Tani kemi veç deklarime ka pakënaqësi nga të gjitha subjektet politike ndaj kësaj Qeverie”, ka thënë ai për Front Online.

    Ndërsa për përplasjet në koalicionin qeverisës, Batusha ka thënë se AAK as nuk ka pranuar të diskutoj për dhënien e nënshkrimeve, kurse përplasjet publike janë vetëm për ngritje të pazareve politike.

    “Për momentin  janë vetëm deklarime nuk ka gatishmëri, nuk kanë pranuar as të diskutojnë, ndoshta pas pushimit që kemi në Parlament ndoshta do të  fillojë ndonjë fazë e re.Por mendoj se të gjitha këto deklarime madje edhe shpallja e kandidaturave të këtyre liderëve të partive të vogla parlamentare, është e gjitha në funksion të  një pazari më të madh politik që do të ndodhë, për një konfigurimi të Qeverisë”, ka thënë ai për Front Online.

    Deputeti i VV-së: Opozita e PDK-së si e PSD-së në mandatin e kaluar

    Batusha e ka krahasuar opozitarizmin e PDK-së me opozitarizmin e PSD-së sa ishte në Kuvend.

    “PDK-ja për momentin  me njëkëmbë në Qeveri më njëkëmbë në opozitë, ky mocion i mosbesimit u jep atyre shanse të vendosin a do të qëndrojnë në opozitë të sillen si të tillë apo do tëdëshirojnë të hynë në Qeveri, sepse një gjë të tillë e kemi parë me subjektin PSD  tënjëjtën gjë e kanë bërë qysh po e bënë tash PDK-ja, prandaj duhet të zgjedhin se çka do të bëjnë”, ka thënë Batusha.

    Batusha: Nuk shkojmë në Uashington të legjitimojmë një proces për të cilin nuk pajtohemi

    Kurse për refuzimin e ftesës së Hotit për të marrë pjesë edhe opozita në takimin e 4 shtatorit në Uashington, Batusha tha se nuk duan të marrin pjesë në një proces për të cilin nuk janë dakord.

    “Këto janë arsyet pse ne nuk kemi shkuar, nuk e kemi pranuar ftesën, sepse ne po ftohemi të legjitimojmë një proces për të cilin ne nuk jemi dakord.

    Kjo Qeveri nuk ka asnjë kompetencë për të  diskutuar për një gjë në emër të Republikës së Kosovës dhe ne nuk duam të ia bëjmë “Argatin” për të legjitimuar një proces të cilin këta kanë hyrë dhe nuk janë legjitim ta bëjnë”, ka thënë Batusha për Front Online.

     

    Nga Rubrika
    Lajme12 Prill 2025
    Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është takuar me homologun e tij turk, Yashar Gyler, në margjinat e forumit të Diplomacisë...
    Lajme12 Prill 2025
    Presidenti i Sierra Leones ka ndarë momentin e takimit me homologen e tij kosovare, Vjosa Osmanin. Ai u shpreh shumë entuziast për...
    Lajme12 Prill 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk është përgjigjur sërish në pyetjet e gazetarëve se a i ka siguruar votat për krijimin e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni12 Prill 2025
    Emisari i posaçëm i Donald Trump, Steve Witkoff, është takuar për herë të tretë këtë vit me presidentin rus Vladimir Putin, në...
    Lajme12 Prill 2025
    Xheneta Ejupi, e cila ka ndërruar jetë pasi ra nga kati i shtatë i një objekti në Lakrishtë, do të varroset sot....
    Lajme12 Prill 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar për ngushëllime familjen e të ndjerit, Fatlum Haradinit, i cili vdiq tragjikisht nga shembja e...
    Bota/Rajoni12 Prill 2025
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët shqiptarë që synojnë të aplikojnë...
    Lajme12 Prill 2025
    Autoritetet e Republikës së Kosovës dhe ato të Maqedonisë së Veriut kanë përuruar sot pikëkalimin e përbashkët kufitar në mes të dy...
    Sport12 Prill 2025
    Real Madridi po bëhet gati për të marrë një vendim strategjik për afatin kalimtar të verës: ndarjen e rrugëve me David Alaban...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.