×
  • Lajme
  • Lajme

    Dalin negativ rezultatet e 18 personave që kishin kontakt me 39 vjeçaren nga Istogu, e cila vdiq nga Covid-19

    FrontOnline
    19 Prill 2020

    Kanë rezultuar negativ edhe 18 mostrat e testuara për Covid-19 te familja Kukleci nga fshati Llugë e Istogut.

    Personat janë raste të kontaktit të dytë me viktimën 39 vjeçare nga ky fshat e cila ndërroi jetë ditë më parë, pasi rezultoi pozitiv me Covid-19.

    Burime të sigurta të Gazetës Sinjali po ashtu njoftojnë se sot gjatë ditës Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka marrë gjashtë mostra për testim nga familja Binakaj nga fshati Studenicë si dhe dy të tjera nga familje në fshatin Cerkolez, familje kjo e cila është në vetizolim dhe duke u monitoruar nga policia dhe stafi mjekësor.

    Ndryshe, drejtori i Shëndetësisë në Istog, Mujë Osmanaj mbrëmë konfirmoi për Gazetën Sinjali se mostrat e para të kontakteve të afërta me të ndjerën kanë dalë të gjitha negativ.

    “Mostrat e para të kontakteve të afërta kanë dalë negativ: familja e saj, prindërit, fqinjët, ekipi QKMF-së në Istog dhe ekipi i spitalit të Pejës”, kishte thënë ai.

    Në Istog deri tani janë konfirmuar dy raste me Covid-19, rasti i parë ishte ky i 39 vjeçares nga fshati Llugë dhe rasti i dytë i një 80 vjeçari nga fshati Studenicë.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ushtria amerikane të martën identifikoi katër nga ushtarët e parë amerikanë të vrarë në luftën kundër Iranit, ndërsa administrata Trump paralajmëroi se...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.