×
  • Lajme
  • Lajme

    COVID-19 në Kosovë: 1296 raste aktive – 141 pacientë të hospitalizuar

    FrontOnline
    03 Korrik 2020

    Sot në Kosovë janë regjistruar edhe 114 raste të reja me koronavirus.

    Kështu, deri më sot në Kosovë për koronavirus janë testuar 24,575 persona dhe 3178 prej tyre kanë rezultuar pozitivë, shkruan lajmi.net.

    Më tutje, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 117 pacientë dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 1824.

    Në Kosovë, nga numri total i rasteve të infeksionit kanë ndodhur edhe 58 vdekje të cilat përveç infektimit kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

    Rrjedhimisht, në Kosovë aktualisht janë edhe 1296 raste aktive me koronavirus.​

    Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, janë të shtrirë 141 pacientë me Covid-19 pozitiv.

    Në Klinikë Infektive janë të shtrirë 112 raste me Covid-19 pozitiv, në pulmologji 20 pacientë Covid-19 pozitiv me oksigjeno-terapi, kurse në mjekësinë sportive, njësia intensive janë të shtrirë 9 pacientë me Covid-19 pozitiv, një nga ta, 1 i ​intubuar, kurse 5 të tjerë me CPAP dhe​ 3 të tjerë me maskë oksigjeni. ​

    Nga 111 pacientët​ e Klinikës Infektive, 58 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjeno-terapi dhe përkujdesje intensive.

    Në repartin e Mjekimit Intensiv të infektives janë duke u trajtuar 6 raste, 2 raste janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi dhe përkujdesje intensive, 4 raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respirator.

    Me datën 02.07.2020, nga Klinika Infektive janë lëshuar 5 pacientë, 3 pacientë Covid 19- pozitiv, por me gjendja stabile klinike dhe laboratorike dhe 2 të shëruar. 

    Nga Rubrika
    Lajme13 Janar 2025
    Për të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku pritet të ketë reshje të izoluara bore në zona të caktuara,...
    Lajme13 Janar 2025
    Kandidatja për deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritikuar qeverinë Kurti për, siç tha ajo, dështimin në realizimin...
    Lajme13 Janar 2025
    Gazetari Berat Buzhala, në emisionin Rubikon në Klan Kosova ka zbuluar informacione shokuese për kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Buzhala tha se...
    Të tjera
    Vip13 Janar 2025
    Drenusha u shpreh e meriton çmimin e madh, pasi sipas saj ajo ka treguar brenda shtëpisë një femër që ka treguar vlera...
    Vip13 Janar 2025
    Ish-banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Lela ka surprizuar të dashurin e saj, Leon. Në një darkë romantike, ata po...
    Vip13 Janar 2025
    Leo e ka pyetur Lelën gjatë darkës se a ka bërë mirë që e ka ‘nxjerrë’ jashtë Gjestin. Lela i tha që...
    Vip13 Janar 2025
    Pas surprizës nga vëllai dhe motra e tij, Leos në shtëpi i erdhi Lela. E nuk kishte si Leo të mos emocionohej...
    Vip13 Janar 2025
    Leo është ka rrëfyer linjën e jetës si kurr më para para “Vëllait të Madh”. Pas shfaqjes së klipit, ai u surprizua...
    Vip13 Janar 2025
    Banori i shtëpisë më të madhe në vend, Leo është rrëfyer si asnjëherë më parë te “Vëllai i Madh”. Me lot në...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.