
Italia ka regjistruar sot edhe 87 viktima nga Coronavirusi si dhe 593 raste pozitive virusin, raporton “Front Online”.
Kështu numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 33,229 ndërsa numri total i të infektuarve në 232,248.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 2,240 persona të shëruar dhe numri i tyre ka shkuar në 152,844.
Pacientë aktiv me Covid-19 në këtë shtet janë reduktuar në 46,175. /Front Online