×
  • Lajme
  • Lajme

    Bujanoci del në përkrahje të Thaçit e Veselit: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

    FrontOnline
    03 Korrik 2020

    Komuna e Bujanocit në Luginën e Preshevës ka reaguar ndaj pretendimeve që Zyra e Prokurorit Special ka ngritur për krime lufte kundër Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit.

    Në deklaratën e nënshkruar nga Kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi, si dhe kryetari i Kuvendit, Adnan Salihu, konfirmohet qëndrimi dhe bindja e paluhatshme se lufta mbrojtëse e qytetarëve të Kosovës, e udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, dhe e përkrahur nga forcat e NATO-s, ishte luftë e drejtë dhe e pastër për çlirimin e Kosovës kundër regjimit gjenocidal të Sllobodan Millosheviqit, forcave ushtarake, policore e paramilitare të Serbisë në Kosovë.

    “Vlerësojmë të paprecedent veprimin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për të publikuar njoftimin për një aktakuzë të pakonfirmuar nga Gjyqtari i procedurës paraprake ndaj dy prej liderëve kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, z. Hashim Thaçi dhe z. Kadri Veseli. Shprehim shqetësimin se ky veprim i Zyrës së Prokurorit të Specializuar përbën edhe shkelje të të drejtave të njeriut, si dhe është në kundërshtim të plotë me parimin themelor të drejtësisë, atë të prezumimit të pafajësisë. Ritheksojmë se lufta mbrojtëse e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe do të mbetet përherë e tillë. Ajo nuk mund të njolloset asnjëherë. Bashkësia ndërkombëtare duhet ta çmojë lart bashkëpunimin e institucioneve kosovare dhe ish-pjesëtarëve të UÇK-së me institucionet e drejtësisë ndërkombëtare përgjatë këtyre njëzet vjetëve, përfshirë Dhomat e Specializuara. Në gjithë këto procese është dëshmuar pastërtia e luftës së popullit shqiptar për liri e pavarësi. Njohim dhe vlerësojmë lart sakrificën, angazhimin dhe kontributin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të mbështetur nga NATO, e të udhëhequr nga SHBA-të dhe aleatet e saj, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Solidarizohemi dhe shprehim njëzëri mbështetjen e plotë për z. Hashim Thaçi dhe z. Kadri Veseli, të cilët janë ndër themeluesit dhe udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe shprehim besimin e palëkundur për pafajësinë e tyre”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e Komunës së Bujanocit.

    Ata i kanë konsideruar si përpjekje të padrejta dhe të rrezikshme, por të parealizueshme, tendencat për ta kriminalizuar luftën e drejtë dhe të lavdishme të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi, duke refuzuar çfarëdo përpjekje për ta etiketuar UÇK-në si agresore.

    “E vërteta për historinë e popullit shqiptar nuk mund të deformohet dhe as të tjetërsohet nga ata që pretendojnë për t’i barazuar viktimat me kryesit e krimeve serbe. Kosovën nuk mund ta dobësojë askush dhe të ardhmen e saj euroatlantike nuk mund ta devijojë dhe as ta ndalë asnjë përpjekje. Si përfaqësues të qytetarëve, të zgjedhur në mënyrë demokratike, bëjmë thirrje për unitet mes njerëzve dhe bashkërendim të angazhimeve ndërmjet partive politike për të ruajtur shtetin e Kosovës, vlerat e luftës dhe pastërtinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në deklaratën e nënshkruar nga Kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi, si dhe kryetari i Kuvendit, Adnan Salihu.

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij, Xhaferin dhe pensionistë të tjerë, ku ka premtuar se viti...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Policia ka njoftuar se njësitet policore të Drejtorisë së Kryeqytetit, kanë implementuar një plan operativ në tregun e automjeteve, ku kanë sekuestruar...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Përmes një njoftimi në Facebook, policia ka thënë se kanë pranuar policia ka pranuar denoncime për shkeleje të ndryshme nga ngasës të...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosoës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vazhduar ta prezantojë planin e tij për sektorin e sportit. Përveç Stadiumit...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Ka vdekur Menduh Mullaademi, stilisti i parë në Kosovë – një pre ikonave të Prishtinës. Për vdekjen e ti, kanë shkruar nga...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Banorët e shtëpisë më të famshme në vend, sot janë sfiduar për kapitenin e javës. Sfida e Kapitenit sot u organizua nga...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrainën në shkurt të vitit 2022. Zëri i Amerikës vizitoi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.