×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Britania hap dyqanet pas 3 muajsh, shkaktohet kaos

    FrontOnline
    15 Qershor 2020

    Britani hodhi një hap të madh sot me hapjen e dyqaneve pas tre muajsh izolimi e shumë prej tyre, kanë ofruar ulje deri në 70%. Joshja nga ofertat megjithatë bëri që distancimi social të harrohej në dyqane si Nike, ku njerëzit kanë vërshuar pa e pasur mendjen tek Covid 19.

    Dhjetëra mijëra vetë “mësynë” gjithashtu transportin publik, ndonëse për të parën herë, mbajtja e maskave atje u bë e detyrueshme. Të dëshpëruar të përfitonin nga cmimet e volitshme, blerësit u vunë në radhë të gjata dhe në fillim e respektuan distancën.

    Por rregulli u harrua kur disa nisin të kapërcenin radhët e të shtynin drejt derës. “ U bë një kaos i vërtetë”, tha 19 vjecari Tom Jackson për mediat vendase; disa hynë pa radhë dhe nuk ishte e ndershme. Pastaj edhe të tjerë filluan të shtyheshin”. “ Ne u përpoqëm të ruanim distancën e dy metrave, por ishte e pamundur. Nëse lije hapësirë, njerëzit fillonin e shtynin. I kishim maskat, ashtu si shumica e atyre që po prisnin për të hyrë, por përsëri të qëndrosh në grup aq pranë në kohë pandemie, nuk është gjë e mirë”, shtoi motra e tij, Anna.

    Të dëshpëruara të heqin mallrat e mbetura stock, shumë dyqane veshjesh përfshirë marka të njohura po bëjnë ulje të ndjeshme dhe për të përfituar prej tyre, britanikët në disa raste janë vënë në radhë që në orën 3 të mëngjesit!

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Sëmundjet jotransmetuese janë shkaku kryesor i vdekjeve të parakohshme në botë, sipas një raporti të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH)....
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gjermani, ku një vajzë 21-vjeçare nga Kosova ka ndërruar jetë pas një vetaksidenti të rëndë në...
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pas raportimeve të Financial Times e cila përmendte burime në kushte anonimati ku Trump pyeste Zelenskyn...
    Të tjera
    Lajme15 Korrik 2025
    Agjencia e Kosovës për Akreditim është bërë sërish pjesë e Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), si...
    Lajme15 Korrik 2025
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, tha se kuvendi ka dështuar për të 47-ën...
    Lajme15 Korrik 2025
    Pacientët me kancer po detyrohen ta sigurojnë vetë terapinë, pasi në Klinikën e Onkologjisë mungon një pjesë e ilaçeve të nevojshme. Ata...
    Lajme15 Korrik 2025
    Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme , duke thënë se Gjykata nuk po e pengon digjitalizimin e biznesve...
    Sport15 Korrik 2025
    Një kalim i Armando Brojës në kampionatin gjerman nuk do të ishte surprizë, pasi futbollisti shqiptar preferohet së tepërmi atje. Më herët...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.