×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Brazili thyen rekord përsëri – gati 55,000 raste të reja me Covid-19 për 24 orë

    FrontOnline
    20 Qershor 2020

    Shifra e përgjithshme e personave të infektuar me koronavirusin e ri në Brazil ka shkuar në mbi një milion të premten, ndërsa numri i viktimave në rreth 49,000.

    Gjatë 24 orëve të kaluara, shteti më i madh i Amerikës Jugore i shënoi 1,206 të vdekur dhe 54,771 të infektuar. Shifra e personave të prekur ishte numri më i lartë ditor që nga fillimi i përhapjes së virusit, duke lënë të kuptohet se pandemia është larg fundit, shkruan “Reuters”.

    Brazili është shteti i dytë në botë pas Shteteve të Bashkuara, si për numrin e infektimeve, ashtu edhe për shifrën e viktimave. Rastet e para në këtë vend u shënuan më 26 shkurt. Përhapja e sëmundjes e ka dobësuar përkrahjen për presidentin Jair Bolsonaro dhe ka ngjallur frikë për kolaps të ekonomisë.

    Sipas shumë ekspertëve, numri i vërtetë i rasteve mund të jetë shumë më i lartë se shifrat zyrtare për shkak të mungesës së testimit masiv të popullsisë.

    “Numri prej një milion është shumë më pak se numri i vërtetë i njerëzve që janë infektuar, sepse ka mungesë të raportimit të shkallës prej 5 deri në 10 herë më pak”, tha Alexandre Naime Barbosa, profesor i mjekësisë në Universitetin Shtetëror të Sao Paulos.

    Koronavirusi besohet të ketë arritur në Brazil fillimisht përmes turistëve të pasur që ktheheshin në atdhe nga vendet evropiane. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se virusi tash është përhapur në 82 për qind të komunave të vendit.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni17 Mars 2025
    Varrezat në Koçan po zgjerohen për shkak të numrit të madh të të vdekurve nga zjarri në diskotekën “Pulse”. Viktimat do të...
    Bota/Rajoni17 Mars 2025
    Kryeministri Edi Rama reagoi pas vendimit të Gjykatës Speciale për të mos lejuar ish-presidentin e  Kosovës në varrimin e të atit, i...
    Bota/Rajoni17 Mars 2025
    “Nuk kemi qenë kurrë më parë kaq afër paqes”, thuhet në deklaratën e fundit të Shtëpisë së Bardhë, në prag të telefonatës...
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Mars 2025
    Kryeministri Edi Rama reagoi pas vendimit të Gjykatës Speciale për të mos lejuar ish-presidentin e  Kosovës në varrimin e të atit, i...
    Lajme17 Mars 2025
    Nasim Haradinaj nga OVL e UÇK-së, ka thënë se Hashim Thaçi ka dalë triumfues. Ai shtoi se Thaçi do të dënohet nga...
    Lajme17 Mars 2025
    Azdren Shala tha se Albin Kurtit i pengon Hashim Thaçi sepse ai “është shpallës i pavarësisë e udhëheqësi i çlirimit”. Ai tha...
    Lajme17 Mars 2025
    Kompania “Ilir Noshi B.I” ka dorëzuar një kallëzim penal ndaj kryeshefit ekzekutiv të KRU “Gjakova”, Hasan Krasniqi, për ndërhyrje të dyshuara në...
    Lajme17 Mars 2025
    Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në një reagim të bërë në rrjetin social “Facebook”, deklaron se Specialja...
    Bota/Rajoni17 Mars 2025
    “Nuk kemi qenë kurrë më parë kaq afër paqes”, thuhet në deklaratën e fundit të Shtëpisë së Bardhë, në prag të telefonatës...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.