×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Brazili raporton numrin më të lartë të infektuarve që nga fillimi i pandemisë

    FrontOnline
    20 Qershor 2020

    Shifra e përgjithshme e personave të infektuar nga koronavirusi në Brazil ka shkuar në mbi një milion të premten, ndërsa numri i viktimave në rreth 49,000.

    Gjatë 24 orëve të kaluara, shteti më i madh i Amerikës Jugore i shënoi 1,206 të vdekur dhe 54,771 të infektuar. Shifra e personave të prekur ishte numri më i lartë ditor që nga fillimi i pandemisë.

    Brazili është shteti i dytë në botë pas Shteteve të Bashkuara, si për numrin e infektimeve, ashtu edhe për shifrën e viktimave. Rastet e para në këtë vend u shënuan më 26 shkurt. Përhapja e sëmundjes e ka dobësuar përkrahjen për presidentin Jair Bolsonaro dhe ka ngjallur frikë për kolaps të ekonomisë.

    Sipas shumë ekspertëve, numri i vërtetë i rasteve mund të jetë shumë më i lartë se shifrat zyrtare për shkak të mungesës së testimit masiv të popullsisë.

    “Numri prej një milion është shumë më pak se numri i vërtetë i njerëzve që janë infektuar, sepse ka mungesë të raportimit të shkallës prej 5 deri në 10 herë më pak”, tha Alexandre Naime Barbosa, profesor i mjekësisë në Universitetin Shtetëror të Sao Paulos.

    Koronavirusi besohet të ketë arritur në Brazil fillimisht përmes turistëve të pasur që ktheheshin në atdhe nga vendet europiane.

    Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se virusi tash është përhapur në 82 për qind të komunave të vendit.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Korrik 2025
    Një fëmijë 10 vjeçar ka vdekur dhe tre persona të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2025
    SPAK godet grupin kriminal që trafikoi 6 tonë kokainë me vlerë tregu 411 milionë euro nga Ekuadori e Kolumbia drejt vendeve të...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2025
    BE-ja duket se është në prag të nënshkrimit të një marrëveshjeje tregtare me Donald Trump, pasi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von...
    Të tjera
    Lajme26 Korrik 2025
    Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së, në përmbyllje të seancës së sotme të dështuar, tha se nuk do të lejojnë që kreu i...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputetja e betuar e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se është hipokrizi që të mblidhen sërish sot në ora 22:00, për të...
    Lajme26 Korrik 2025
    Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, pas dështimit të seancës së sotme, ka thënë se tashmë është mirë që të gjithë deputetët të...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Time Kadrijaj i ka quajtur abuzues Albin Kurtin dhe Avni Deharin në lidhje me situatën...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputetët e zgjedhur kanë dështuar të arrijnë konstituimin e Kuvendit në tentimin e 53-të të tyre. Sot, shënohet dita e fundit të...
    Lajme26 Korrik 2025
    Ka nisur seanca e 53-të konstituive, ku deputetët e zgjedhur pas 24 orëve pauzë nga seanca paraprake, po tentojnë të funskionalizojnë Kuvendin...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.