×
  • Lajme
  • Lajme

    Bekim Jashari nderon heronjtë në Ditën e Çlirimit, thotë se Kosova nuk është aty ku deshtën ata që dhanë jetën

    FrontOnline
    12 Qershor 2020

    Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka kujtuar 21-vjetorin e çlirimit të Kosovës.

    Në një shkrim në rrjete sociale, Jashari, ka kujtuar familjarët e tij të rënë në luftën e fundit dhe të gjithë të rënët tjerë.

    Jashari, ka hedhur kritika ndaj asaj që ka ndodhur paslufte, duke thënë se “fatkeqësisht ende jemi larg jetësimit të amanetit të heronjëve, dëshmorëve e luftëtarëve të Lirisë, për të pasur një shtet të qëndrueshëm, shoqëri të zhvilluar e mirëqenie sociale për të gjithë”.

    Shkrimi i plotë:

    Të dashur familjarë të dëshmorëve, invalid e veteran të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,Të dashur qytetarë,

    Sot në 21 vjetorin e çlirimit të Kosovës, kujtojmë e nderojmë të gjithë ushtarët, dëshmorët e martirët që ranë në altarin e lirisë për të mos vdekur kurrë. Janë ata që shkruajtën historinë e përjetshme, është vepra dhe heroizmi i tyre unik ai që vulosi të ardhmen e Kosovës.Sot Kujtojmë heroizmin e familjes Jashari, luftën e shenjtë çlirimtare të Komandantit Legjendar Adem Jashari e bashkëluftëtarëve të tij, kujtojmë masakrat mbi civilët në Qirez e Likoshan, Abri, Izbicë, Rezallë, Reçak, Studime, Dubravë, Krushë e Madhe, Has e masakra tjera mbi popullin e pafajshëm e liridashës shqiptar.Kujtojmë e nderojmë sakrificën e invalidëve të UÇK-së e viktimat civile të luftës sonë çlirimtare.
    Sot po ashtu falënderojmë shtetet demokratike, mike të Kosovës për përkrahjen dhe ndihmën e dhënë në rrugën tonë të çlirimit nga okupatori serb.
    21 vite pas, fatkeqësisht ende jemi larg jetësimit të amanetit të heronjëve, dëshmorëve e luftëtarëve të Lirisë, për të pasur një shtet të qëndrueshëm, shoqëri të zhvilluar e mirëqenie sociale për të gjithë.
    Për të pasur një Kosovë të zhvilluar, ku mbizotëron rendi e ligji, arsimi cilësor, një rini e shëndoshë e të punësuar, një ekonomi të qëndrueshme e mirëqenie sociale për të gjithë, duhet të jemi të bashkuar, duke vënë në rend të parë interesin tonë shtetëror.Edhe sot, si në çdo ditë tjetër, kërkojmë që kriminelet serb të dalin para drejtësisë për krimet dhe gjenocidin e bërë si dhe të dihet fati i të zhdukurve tonë në luftën e fundit çlirimtare.Si Komunë e Skenderajt, shënimin e 18 qershorit- Ditës së Çlirimit të komunës sonë, për shkak të situatës emergjente do të shënojmë më ndryshe se vitet e kaluara.Ditën e Çlirimit të Skenderajt, do të nisim me nderime tek shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari në Skenderaj, për të vazhduar më pas me homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz dhe tek Kompleksi i Dëshmorëve në Marinë.
    Për këtë datë historike do të mbajmë Seancë Solemne të Kuvendit Komunal, në nderim të të rënëve për Liri.Në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin dhe sakrificën sublime, në këtë datë historike do t’i vizitojmë familjet e dëshmorëve dhe do t’iu ndajmë mirënjohje.Të dashur qytetarë, urime 21 vjetori i Çlirimit të Kosovës!Lavdi të përjetshme të pavdekshmëve të rënë për Liri!

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Katari është vënë në shënjestër të dy raketave balistike iraniane, thotë ministria e tij e mbrojtjes. Njëra prej këtyre raketave u kap...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ushtria amerikane të martën identifikoi katër nga ushtarët e parë amerikanë të vrarë në luftën kundër Iranit, ndërsa administrata Trump paralajmëroi se...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.