×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    BE-ja prej 1 korriku lejon udhëtarët nga Kosova

    FrontOnline
    26 Qershor 2020

    Zyrtarët e Bashkimit Eurpoian sot mblidhen të vendosin për listën e shteteve qytetarët e të cilave do të ju lejohet hyrja në BE. Në listën e shteteve të miratuar është edhe Kosova e Shqipëria. Një listë tjetër do të jetë në tavolinën e diskutimit, vendimi kontrovers është se SHBA’ja është njëri prej shteteve që qytetarët e tyre ju ndalohet hyrja, transmeton Gazeta Metro.

    Sipas draft listës së shteteve që nga 1 korriku do të mund të udhëtojnë në shtetet anëtare të Bashkimit Europian, gjendet edhe Kosova sipas Euronews.

    Zyrtarët europian mblidhen sot ndërsa vendimi pritet gjatë ditës.

    Përveç Kosovës nga shtetet e Ballkanit që do të ju lejohet udhëtimi i qytetarëve drejt BE’së gjendet edhe Shqipëria, Serbia, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Turqia.

    Në listën e të lejuarave gjendet edhe Kina ndërsa sipas portalit Euronews do të publikohen edhe lista tjetër e shteteve të ndaluara, e në të është edhe Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Brazili.

    Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kishin mospajtime në kohën e shpërthimit të pandemisë kur Presidenti Amerikan, Donald Trump, ndaloi hyrjen e udhëtarëve nga BE’ja vendim ky që nxiti protestat e kritikat e europianëve për veprime të ngutshme e unilaterale. Jo shumë kohë më vonë shtetet anëtare për herë të parë dhe atë unilateralisht vendosën të mbyllin kufijtë mes tyre për herë të parë.

    Nga Rubrika
    Lajme19 Korrik 2025
    Teuta, bija e Presidentit historik Ibrahim Rugova, do të martohet javën që vjen. Ajo do të kurorëzohet në Katedralën Nënë Tereza në...
    Lajme19 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy person E.H 44-vjeçar dhe S.M, 39-vjeçare për vjedhje të rëndë në një kioskë...
    Lajme19 Korrik 2025
    “Po duket që Limaj po e lyp diçka që nuk mundet pas, e Kurti po e lyp ndonjë justifikim të ri.” – Kështu...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha sot se Kievi i ka dërguar Moskës një ofertë për të mbajtur një raund tjetër bisedimesh...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Andy Byron, drejtori ekzekutiv i kompanisë teknologjike “Astronomer” me seli në Nju Jork, ka dhënë dorëheqjen nga roli i tij pasi u...
    Lajme19 Korrik 2025
    Brenda më pak se dhjetë ditësh, dy nga institucionet më të mëdha financiare ndërkombëtare – Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar –...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Policia e Shtetit zbuloi në komunën e Vorës, pjesë e Bashkisë së Tiranës, një magazinë ku falsifikoheshin etiketat e skadencës së produkteve...
    Lajme19 Korrik 2025
    Partia Guxo ka prezantuar zyrtarisht kandidatin që do të jetë bartës i listës në komunën e Gjilanit, në zgjedhjet lokal të 12...
    Lajme19 Korrik 2025
    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti, sonte në Prizren ka prezantuar publikisht kandidatin e partisë së tij për kryetar komune. Në...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.