×
  • Lajme
  • Lajme

    BE: Çdo marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të kalojë përmes dialogut të Brukselit

    FrontOnline
    16 Qershor 2020

    Bashkimi Evropian (BE) ka porositur Prishtinën dhe Beogradin që çdo marrëveshje, në kontekstin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, duhet të kalojë përmes një procesi negociues të udhëhequr nga BE-ja.

    “BE-ja ka qenë duke e ndihmuar dialogun që nga fillimi. E ardhmja evropiane e vendeve është e mundur vetëm përmes dialogut të realizuar nga BE-ja. Nuk ka mënyrë që kjo të anashkalohet. Gjithçka që ata merren vesh më tej, duhet të përshtatet në dialogun me BE-në”, tha zëdhënësi i shefit të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, Peter Stano.

    Duke folur për njoftimin e dërguarit amerikan për dialogun, Richard Grenelln,lidhur me takimin e liderëve nga Kosova dhe Serbia më 27 qershor në Uashington, Stano theksoi se institucionet e Brukselit mbështesin çdo iniciativë që synon të mbështesë dhe të ndihmojë dialogun e Brukselit.

    Duke mos dashur të spekulojë përmbajtjen e një marrëveshjeje të mundshme në Uashington, Stano nuk mendon se palët do te pajtoheshin “për diçka që do të parandalonte qëllimin strategjik të popullatës”, që nënkupton të ardhmen evropiane të këtyre vendeve.

    Në Kosovë të martën pritet të arrijë përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak dhe pritet të takohet me krerët institucionalë të Kosovës.

    Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është pezulluar nga nëntori i vitit 2018, kur autoritetet e Kosovës patën vendosur taksë 100 për qind në mallrat e Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës.

    Ndërkohë kjo masë është zëvendësuar me reciprocitet, mirëpo qeveria e re e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti ka hequr të gjitha masat, për shkak të siç është shprehur ai, heqjes së të gjitha pengesave për vazhdimin e dialogut me Serbinë.

    Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, ka nisur më 2011 në Bruksel./REL/

    Nga Rubrika
    Lajme18 Janar 2025
    Gjatë ditës së shtunë, në Kosovë parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë mëngjesit dhe natës...
    Lajme17 Janar 2025
    Anëtari i kryesisë dhe kandidati i LDK’së për deputet, Visar Azemi thotë se kapja e KPM-së rrezik për lirinë e mediave dhe...
    Lajme17 Janar 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar sot në Gjilan, nën dyshimin se ka organizuar lojëra të fatit dhe...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202517 Janar 2025
    Kandidati për deputet ng radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa ka shkruar për tubimin e radhës në Novosellë të Pejës....
    Lajme17 Janar 2025
    Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, sot gjatë ditës ka drekuar me biznesmenë shqiptaro-amerikanë dhe aktivist të...
    Zgjedhjet 202517 Janar 2025
    Kandidati për  deputet nga radhët e PDK-së, Elmi Reçica nga Elezaj,  Kaçanik - Mobilizim, entuziazëm, mbështetje për fitore. "Së bashku për ndryshim",...
    Lajme17 Janar 2025
    H.Gashi, një 56-vjeçar nga Kaçaniku gjatë mbrëmjes së premte ka gjetur 150 euro në një restorant në Han të Elezit, me ç’rast...
    Zgjedhjet 202517 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se të fyesh Pejën dhe pejanët,...
    Lajme17 Janar 2025
    Lideri i koalicionit AAK-Nisma-Konservatorët-E30 dhe Lista Ideal, Ramush Haradinaj, ndau mesazhe nga tubime elektorale në Kosovë, përderisa ndodhet në Shtetet e Bashkuara...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.