×
  • Lajme
  • Lajme

    Balaj-Halimaj flet nga Uashingtoni: Kosova fitoi nga marrëveshja e Shtëpisë së Bardhë

    FrontOnline
    05 Shtator 2020

    Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj në një intervistë për KosovaPress deklaroi vetëm pjesëmarrja e delegacionit të Kosovës në Shtëpinë e Bardhë përbën fitore për vendin tonë pasi sipas saj, raportet me SHBA ishin të rrezikuara seriozisht vetëm disa muaj para vizitës. Sipas saj, njohja nga Izraeli mund të cilësohet si fitore e madhe, njëjtë si investimet në infrastrukturë.

    Balaj-Halimaj nuk e sheh si penailizim për Kosovën faktin që vendi ynë nuk duhet të aplikojë në organizata ndërkombëtare për një vit. Sipas saj, brenda kësaj periudhe kohore, Kosova duhet të përgatitet për aplikim dhe më pas me mbështetjen e SHBA edhe të pranohet. Ajo thekson se Kosova nuk mund të pranohet në asnjë organizatë pa koordinim me Amerikën.

    Me marrëveshjen e Uashingtonit, Serbia obligohet të ndalojë fushatën çnjohjeve ndaj shtetësisë së Kosovës, por Balaj-Halimaj thotë për KosovaPress se Kosova ka të drejtë të vijojë fushatën e lobimit për të siguruar njohje të reja.

    Intervista e plotë:

    KosovaPress: Me marrëveshjet e Uashingtonit, a mund te thuhet se fitoi apo humbi Kosova?

    Balaj-Halimaj: Vetëm ardhja e delegacionit të Kosovës në Shtëpinë e Bardhë në Uashington përbën fitore, sepse duke ardhur këtu ne kemi ruajtur marrëdhëniet e mira me aleatin tonë më të rëndësishëm. Mos të harrojmë që këto marrëdhënie vetëm para pak muajsh ishin të rrezikuara seriozisht! Të gjitha gjërat e tjera që kanë ndodhur sot përbëjnë fitore shtesë të shtetit të Kosovës, siç janë investimet e mëdha në infrastrukturë. Gjithashtu njohja nga Izraeli i shtetit të Kosovës në prani të presidentit Donald Trump përbën një fitore të madhe.

    KosovaPress: Sa e penalizon Kosovën pika ku i kërkohet te mos aplikojë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare?

    Balaj-Halimaj: Mendoj se çështja duhet të shtrohet ndryshe. A mund Kosova të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare pa mbështetjen e SHBA-ve? Besoj që përgjigjen e dimë të gjithë! Prandaj ajo që institucionet e Kosovës duhet të bëjnë gjatë kësaj kohe është që të përgatitemi sa më mirë dhe kur të vij koha për të aplikuat të mos mjaftohemi vetëm me aplikim, por të kemi siguri të plotë që edhe do të pranohemi.

    KosovaPress: Serbisë i është kërkuar të ndalojë fushatën e çnjohjeve, por Kosova a ka të drejtë të vazhdojë të lobojë për njohje të reja?

    Balaj-Halimaj: Po, kjo është një fitore e Kosovës gjithashtu. Siç e thash më lartë vet fakti që pikërisht sot Izraeli ka njohur shtetin tonë dëshmon se arritja e kësaj marrëveshjeje është në dobi të Kosovës dhe se njohje të tjera do të pasojnë! Le ta shfrytëzojmë këtë vit për shtimin e njohjeve sepse çdo njohje shtesë është një votë më tepër kur pas një viti Kosova të aplikojë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare!

    KosovaPress: Serbia pretendon se ka arritur te heqë pikën nga draft-marrëveshja ku kërkohet njohja reciproke, a është e vërtetë se ka qenë si pikë?

    Balaj-Halimaj: Njohja reciproke është e pashmangshme. Këtë e di edhe Serbia. Ajo do të ndodhë.

    Sa më parë aq më mirë për të dy vendet. Këtu në Uashington që në fillim ka qenë e ditur që bëhet fjalë për një marrëveshje me karakter ekonomik. Të gjitha gjërat tjera që janë thënë apo mund të thuhen bëhen për konsum të brendshëm.

    KosovaPress: Për fund, nëse na lejohet të bëjmë një pyetje më personale, si ka qenë për ty kjo përvojë në Uashington?

    Balaj-Halimaj: Padyshim që ka qenë një përjetim i jashtëzakonshëm. I jashtëzakonshëm në kuptimin e plotë të fjalës. Një përjetim me ndjenja të përziera. Në njërën anë krenare që në cilësinë e zëvendëskryeministres pata rastin të marrë pjesë në një proces kaq të rëndësishëm për të ardhmen e vendit dhe në anën tjetër një përjetim i tillë pashmangshëm shoqërohet me ankthin që të shkakton ndjenja e përgjegjësisë se nëse nga ky proces Kosova do të marrë atë për të cilën ka ardhur në Shtëpinë e Bardhë. Prandaj, po e shfrytëzoj këtë rast që të falënderoj Nismën Socialdemokrate dhe kryetarin zt. Fatmir Limaj për besimin e dhënë! Unë do të vazhdoj të jap çdo gjë nga vetja që të kontribuoj për vendin!

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të hënën me bashkëpartiakët e tij, bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota. Ai thotë se kanë investuar shumë në ushtri e mbrotje,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij, Xhaferin dhe pensionistë të tjerë, ku ka premtuar se viti...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.