×
  • Lajme
  • Lajme

    Behrami: Thaçit iu shkelën të drejtat, Specialja ia anulonte vizitën për arsye politike

    FrontOnline
    13 Mars 2025

    Ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami, ka fajësuar Gjykatën Speciale për qasje të politizuar në vendimet e saj, veçanërisht në lidhje me refuzimin për disa herët të vizitës humanitare të Thaçit në Kosovë.

    Behrami ka theksuar se miratimi i vonuar i vizitës është bërë vetëm pas përfundimit të fushatës zgjedhore në Kosov

    “Të drejtat e zoti Thaçi dhe krerëve të UÇK-së u janë shkelur që nga dita e parë, kur janë marrë para pothuajse 5 vitesh. Dhe në mënyrë sistematike të drejtat e tyre janë shkelur. Në kohën e fundit e kemi parë që presidenti Thaçi dhe mbrojtja e tij kanë bërë disa kërkesa për të vizituar babin e tij, i cili është i sëmurë tash  tri e më shumë, për të vizituar atë. Mirëpo Gjykatës Speciale, e udhëhequr prej doktrinave politike, ka anuluar vizitat e tij.

    Dhe kur i ka anuluar ato? I ka anuluar ato kur kemi qenë në një fushatë zgjedhore, pra Gjykatës Speciale nuk është ndonjë trup i pavarur që vendos larg politike, por pikërisht i analizon rrethanat politike, se cilës parti i bien mirë e cilës keq, ajo vendos se kur duhet ta vizitoj presidenti Thaçi babain e tij. Është e papranueshme që Gjykata Speciale në argumentin e tyre e kanë bërë një analizë se sa duhet me qenë i sëmurë dikush për ta vizituar të. Për të plotësuar këtë kriterin e vizitës humanitare. Unë mendoj që kjo është e padrejtë, pas katër kërkesave më në fund presidenti Thaçi është lejuar të vij ë babi i tij. Të vizitojë babain e tij. Më mirë do të ishte ta vizitonte tri jave më përpara. Meqë kur dikush është i shtrirë në spital, zakonisht gjendja e tyre më shumë ka predispozita më u përkeqsu…

    E orientuar nga paragjykimet por edhe nga analizat politike Gjykata Speciale nuk ka dashur që presidenti Thaçi të vijë para fushatës ose gjatë fushatës elektorale. Dhe ka prit që fushtata dhe zgjedhjet të kalojnë dhe nëse babai i presidentit është gjallë deri atëherë ia lejojnë vizitë. Dhe kështu ndodhi”, ka thënë Behrami në FIVE të Dukagjinit.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Mars 2025
    Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, priti në takim shefen e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë – UNMIK-ut,...
    Lajme18 Mars 2025
    Pas përfundimit të ceremonisë së varrimit të të ndjerit Haxhi Thaçi, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi, familja Thaçi i ka falënderuar të...
    Lajme18 Mars 2025
    Hajdar Beqa, ish-deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), është deklaruar për Front Online ndaj vendimit të Gjykatës Speciale për të refuzuar...
    Të tjera
    Lajme18 Mars 2025
    Askush nga përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje nuk mori pjesë në varrimin e babait të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Përveç një telegrami...
    Vip18 Mars 2025
    Gjesti dhe Rozana Radi kanë pasur një përplasje të ashpër, ku është përfshirë edhe Egli Tako. Këngëtarja e akuzoi se po e...
    Lajme18 Mars 2025
    Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë i ka ftuar përfaqësuesit e shoqërisë civile që të kontribuojnë në Raportin e BE-së për vendin...
    Bota/Rajoni18 Mars 2025
    Presidenti turk Recep Tayip Erdogan pret që Rusia të pranojë një propozim armëpushimi për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, i shkaktuar...
    Lajme18 Mars 2025
    Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka reaguar pas akuzës së Lidhjes Demokratike të Kosovës se partia e tij po i bën...
    Lajme18 Mars 2025
    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar pasi zyrtarë të partisë kanë ngritur pikëpyetje rreth votave që LDK ka marrë nga diaspora...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.