×
  • Sport
  • Sport

    Rooney: Më dhemb ta shoh Manchester United duke luajtur kështu

    FrontOnline
    13 Mars 2025

    Wayne Rooney mendon se ish-skuadra e tij, Manchester United, duket e humbur dhe e frikësuar në fushë, duke shtuar se dhjetë deri në pesëmbëdhjetë lojtarë duhet të largohen nga klubi.

    Gjiganti i dikurshëm i Premier League gjendet në vendin e katërmbëdhjetë në tabelën e premier League, pas skuadrave si Brentford, Bournemouth, Brighton dhe Nottingham Forest.

    United ka fituar vetëm nëntë nga njëzet e tetë ndeshjet e këtij sezoni në ligë dhe tashmë është eliminuar nga të dyja kompeticionet vendase. Shpresa e vetme për një trofe mbetet ndeshja e kthimit në Europa League ndaj Real Sociedad të enjten në “Old Trafford”.

    Ndërrimi i trajnerit, me Ruben Amorim që e ka zëvendësuar Erik ten Hag, nuk ka përmbushur pritjet, pasi tekniku portugez ka arritur vetëm pesë fitore në shtatëmbëdhjetë ndeshje të Premier League.

    I pyetur në podcastin “Stick to Football” nëse skuadra aktuale mund të përmirësohet, Rooney ka qenë kategorik.

    “Jo, nuk mendoj kështu. Ata duken të humbur. Duken të frikësuar, sikur kanë frikë të bëjnë gabime. Mendoj se vetëm Bruno Fernandes vazhdon të japë kontribut, ndonëse ndonjëherë të nervozon. Por skuadra ka nevojë për ndryshime të mëdha. Mendoj se dhjetë deri në pesëmbëdhjetë lojtarë duhet të largohen”, ka thënë ish-sulmuesi i Kombëtares angleze. “Është një kulturë ku lojtarët nuk marrin përgjegjësi. Kur gjërat nuk shkojnë mirë, topi kalohet nga njëri te tjetri dhe askush nuk merr përgjegjësinë. Tani është bërë shumë e lehtë për ta të humbin ndeshjet dhe më pas të dalin me deklarata si ‘shikojmë përpara’ e të tjera gjëra pa kuptim. Thjesht tregoje në fushë, trego karakter dhe lufto”.

    Ai e ka pranuar se ndjenja e zhgënjimit është edhe më e madhe duke pasur parasysh lidhjen e tij me klubin.

    “Është e dhimbshme të shohësh këtë skuadër. Edhe pse jam nga Liverpool, kam kaluar shumë vite te United dhe dua që klubi të bëjë mirë. Fëmijët e mi janë në akademinë e klubit, dhe kur i shoh duke luajtur kështu më dhemb”, ka thënë Rooney. /RTK

    Nga Rubrika
    Sport23 Mars 2025
    Sonte (e diel) do të ketë ndeshje spektakolare në kuadër të çerekfinaleve në Ligën e Kombeve. Tetë Kombëtare të mëdha evropiane si...
    Sport22 Mars 2025
    Ish-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, pritet të rikthehet në futboll në vitin 2025. Trajneri francez nuk ka drejtuar asnjë skuadër që...
    Sport22 Mars 2025
    Trajneri i kombëtares së Kosovës, Franco Foda, në konferencë për media ka folur përpara ndeshjes kthyese kundër Islandës që do të luhet...
    Të tjera
    Sport23 Mars 2025
    Sonte (e diel) do të ketë ndeshje spektakolare në kuadër të çerekfinaleve në Ligën e Kombeve. Tetë Kombëtare të mëdha evropiane si...
    Lajme23 Mars 2025
    Një person është arrestuar në Zubin Potok të shtunën, pasi në gjendje të dehur në një kafiteri kishte goditur me një shishe...
    Lajme23 Mars 2025
    Pas dyshimeve për keqpërdorime e qindra mijëra eurove të Këshillit të Bashkësisë Islame në Prishtinë, BIK ka njoftuar se sot do të...
    Lajme23 Mars 2025
    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka folur për FrontOnline, rreth punës katër vjeçare të presidentes, Vjosa Osmanit. Kadrijaj, potencon se si deputete...
    Lajme23 Mars 2025
    Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar 2 mijë e  110 tiketa trafiku. Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur...
    Lajme23 Mars 2025
    Edhe pak ditë bëhen katër vite kur në pozitën e parë të shtetit është zgjedhur Vjosa Osmani. Ish-deputetja femër më e votuar...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.