-->
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bahtiri mbështet protestën paqësore kundër rritjes së rasteve të dhunës seksuale në Mitrovicë

    FrontOnline
    17 Qershor 2020

    “Vajzat e Mitrovicës” sot kanë organizuar një protestë paqësore pas dhunës dhe ngacmimeve seksuale që kanë ndodhur gjatë muajve të fundit në qytetin e Mitrovicës.

    “Kësaj proteste i është bashkuar edhe kryetari i komunës, Agim Bahtiri, i cili ka përkrahur iniciativën dhe protestën e organizuar kundër kësaj dukurie negative në qytetin tonë.

    Me këtë rast, kryetari Bahtiri në fjalën e tij theksoi se i mbështet dhe do të jetë pjesëmarrës çdo herë kur organizohen aktivitete të tilla, që kanë për qëllim eliminimin e dukurive negative në qytetin e Mitrovicës, e veçmas ndaj ngacmimeve seksuale të cilat duhet të marrin dënimin e merituar nga organet e rendit dhe ligjit”, thuhet në njoftimin për media.

    Gjithashtu kryetari Bahtiri bëri të ditur se për këto dukuri që kanë ndodhur ka reaguar menjëherë përmes institucioneve përgjegjëse, duke u përkujdesur që kryerësit të këtyre veprave t’u shqiptohet dënimi i merituar.

    Vlen të potencohet se kjo protestë ka filluar para objektit të Komunës së Mitrovicës, duke vazhduar tek Gjykata, dhe zgjati përafërsisht një orë.

    Nga Rubrika
    Lajme29 Prill 2025
    Ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale-Lindje të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, kanë zhvilluar një trajnim dyditor në bashkëpunim me...
    Lajme29 Prill 2025
    Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,  ka bërë homazhe sot në Zhazhë në kujtim dhe nderim të civilëve shqiptarë...
    Lajme29 Prill 2025
    60 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë, nga të cilat 17 kanë qenë me të lënduar...
    Të tjera
    Lajme29 Prill 2025
    Ka vdekur Agim Maka, kryetari i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Junik. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë...
    Lajme29 Prill 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku nuk ishte pjesë e seancës së sotme konstituive, e cila si rëndom ka dështuar....
    Lajme29 Prill 2025
    Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, beson se seancat konstitutive të Kuvendit të Kosovës do të vazhdojnë të dështojnë. Ai para mediave...
    Lajme29 Prill 2025
    Deputeti i VV-së, Hekuran Murati sërish ka akuzuar Opozitën për bllokim të Kuvendit të Kosovës. Ai në hollin e Kuvendit të Kosovës,...
    Lajme29 Prill 2025
    Pasi Albulena Haxhiu dështoi sërish të zgjidhet kryetare e kuvendit të Kosovës, kryesuesi i seancës konstituive Avni Dehari ka njoftuar se seanca...
    Lajme29 Prill 2025
    Kryesuesi i seancës, Avni Dehari tha se në sallë janë 109 deputetë. Kjo është hera e tetë që deputetët e zgjedhur mblidhen...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.