×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Avokati i Speciales: Gjyqtari ka kohë deri në 6 muaj për ta konfirmuar aktakuzën ndaj Thaçit e Veselit

    FrontOnline
    14 Korrik 2020

    Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, të hënën është intervistuar për rreth 6 orë nga prokurorët e Gjykatës Speciale derisa intervistimi po vazhdon edhe sot në Hagë.

    Intervistimi i tij po bëhet pas propozim aktakuzës nga Prokurori i Specializuar pranë Dhomave të Specializuara.

    Thaçi merret në pyetje për periudhën kur shërbente si Drejtor i Zyrës Politike të UÇK-së për krime të supozuara kundër serbëve civil.

    Por, aktakuza ndaj Thaçit ende nuk është konfirmuar nga gjykatësi i kësaj lënde, e që avokati kosovar i akredituar nga Specialja, Arton Qerkini, në një intervistë për Front Online thotë se ajo mund të konfirmohet në çdo kohë, deri në 6 muaj.

    “Gjyqtari i procedurës paraprake i ka 6 muaj afat që ta bëjë konfirmimin ose jo të aktakuzës dhe besoj që brenda asaj periudhe ai do të veprojë në përputhje me kompetencat ligjore që i ka”, ka thënë Qerkini.

    Nëse Specialja ngritë aktakuzë ndaj Thaçit, kjo është procedura që duhet të ndiqet

    Por, që edhe nëse konfirmohet kjo aktakuzë, gjykatësi ka disa mundësi sipas procedurave, ta konfirmojë të plotë apo për disa pika të kërkoj hetime shtesë apo edhe të hudhet poshtë si e pabazuar.

    “Bazuar në rregullat e procedurës, Prokuroria e dorëzon aktakuzën në Gjykatë pastaj gjyqtari i procedurës paraprake do të vendosë se a do ta konfirmojë apo jo. Ai ka mundësi që ta konfirmoj në tërësi, ka mundësi që për disa pika të kërkoj hetime shtesë, ka mundësi që edhe të mos e konfirmoj si tërësi, këto janë opsionet ligjore që ai i ka ditëve në vijim. Mbetet që të shihet se a do të konfirmohet aktakuza në tërësi apo  në disa pika apo do të hudhet në tërësi si e pabazuar”,  ka thënë Qerkini për Front Online.

    Avokati Qerkini thotë se është e vështirë në këtë fazë të këtij procesi të thuhet se sa do të vazhdoj intervistimi i presidentit Hashim Thaçi apo cili do të jetë epilogu, pasi informatat janë të mangëta dhe është herët të flitet për një epilog përfundimtarë.

    “Kjo është shumë e vështirë e parashikueshme në këtë fazë, ditëve në vijim besoj se gjërat do të qartësohen sidomos pas vendimit të gjyqtarit të procedurës paraprake i cili do të vendosë apo jo aktakuzën”, është shprehur Qerkini për Front Online.

    Avokati Qerkini: Mbrojtja e përcakton se çka do të tregoj Presidenti Thaçi para medieve

    Të hënën, presidenti Thaçi u deklarua para medieve para se të niste intervistimi në Hagë, por sot ai  zgjodhi të mos flas para mediave.

    Avokati i akredituar i Speciales, Arton Qerkini, në një intervistë për Front Online tha se tashmë janë avokatët mbrojtës që e përcaktojnë atë se çka do të tregoj para medieve lidhur me intervistimin e tij dhe komplet procesin.

    “Edhe sot pas përfundimit të intervistimit po e presim që presidenti të deklarohet ndoshta me informata më specifike në lidhje me atë se çka ka ndodhur, mirëpo të gjithë duhet të kemi parasysh se tash e tutje marrë parasysh faktin se ndaj presidentit është dorëzuar një aktakuzë duhet të gjithë ta dimë se më presidenti nuk është ai i cili vendosë se çka do t’u ofroj medive dhe sa do t’u ofroj mediave, kjo do të varet shumë prej rrethanave dhe prej strategjisë se mbrojtjes së tij”, ka thënë Qerkini për Front Online. 

    Qerkini: Publikimi i aktakuzës ndaj Thaçit e Veselit, në kundërshtim me rregullat e procedurës gjyqësore

    Avokati Qerkini thotë se publikimi i aktakuzës si është bërë nga ana e Speciales është në kundërshtim me rregullat e procedurave gjyqësore, por që Thaçi deri në një vendim të prerë është i pafajshëm.

    “Faza e gjykimit fillon tek pas konfirmimit të aktakuzës, ai është ende i dyshuar dhe ai do të kaloj në statusin e personit të akuzuar vetëm nëse konfirmohet aktakuza, si ndaj çdo personi të pandehur edhe ndaj z. Thaçi. Mënyra se si është publikuar aktakuza është në kundërshtim me rregullat e procedurës sepse pa u konfirmuar aktakuza ajo nuk është dashur të publikohet”, tha ai për Front Online.

     Qerkini: Ndaj UÇK-së po ushtrohet drejtësi selektive

    Avokati i akredituar i Speciales thotë se ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është zhvilluar një drejtësi selektive qysh nga koha sa vepronte UNMIK-u e nga EULEX-i që iu vazhdua mandati edhe për një vit, poashtu nga Tribunali i Hagës e tani edhe nga Gjykata Speciale.

    “Gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë drejtësisë është drejtësia selektive, nëse Ushtria Çlirimtare e Kosovës gjykohet prej 4 sistemeve juridike UNMIK-ut, EULEX-it, Tribunalit të Hagës e tash prej Gjykatës Speciale, ndërsa krimet e Serbisë vetëm prej Tribunalit të Hagës, të jep ndjesinë thuajse ne kemi kryer shumë krime gjë që nuk është e vërtetë, plotësisht pajtohem me atë se drejtësia selektive shkakton pakënaqësi tek njerëzit”,  është shprehur Qerkini për Front Online.

     

    Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.