×
  • Lajme
  • Lajme

    Avdyli: Shkarkimi i Vjosa Osmanit, do t’i kthehet bumerang Isa Mustafës

    FrontOnline
    20 Qershor 2020

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa ju ka kërkuar sot anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie që të votohet shkarkimi i Vjosa Osmanit nga posti i nënkryetares dhe anëtares së Kryesisë së LDK-së.

    I kontaktuar nga Front Online, deputeti i LDK-së Haxhi Avdyli ka thënë se një propozim i tillë i kryetarit të kësaj partie, do t’i kthehet “bumerang” këtij të fundit si dhe anëtarëve të cilët do ta votojnë atë.

    “Ky diferencim që ka filluar sot, do t’i kthehet bumerang dikujt, dhe ky diferencim ka për të ndodhur vetëm për iniciatorët e këtij diferencimi. Do të ndodh kur votuesi i LDK-së do ta diferencon Isa Mustafën dhe gjithë përkrahësit e tij”, ka pohuar Avdyli për Front Online.

    Avdyli i cili ka votuar kundër kësaj kërkese, deklaroi se një propozim i tillë është i ngjashëm me sistemet e kaluara.

    Ai e ka quajtur lajm të rëndë për Kosovën një kërkesë të tillë të Isa Mustafës.

    “Ky diferencim që nuk i përngjanë demokracisë por sistemeve të kaluara, është një lajm i rëndë për demokracinë jo vetëm në LDK por edhe në Kosovë”, tha Avdyli për Front Online.

    Sipas tij, politikanët që gëzojnë besimin e qytetarëve nuk mund t’i diferencojë askush.

    “Njerëzit të cilët e kanë besimin e qytetarëve nuk mund t’i diferencon askush, por, i diferencon vetëm vota e qytetarëve. Ndërsa, ky diferencim që ka filluar sot do t’i kthehet bumerang dikujt, dhe ky diferencim ka për të ndodhur vetëm për ata iniciatorët e këtij diferencimi. Do të ndodh kur votuesi i LDK-së do t’a diferencon Isa Mustafën dhe gjithë përkrahësit e tij”, përfundoi Avdyli.

    Kujtojmë se gjatë ditës së sotme në një letër drejtuar Këshillit të Përgjithshëm të partisë, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka kërkuar që Avdullah Hoti të marrë pozicionin e tanishëm të Vjosa Osmanit. /FrontOnline/

    Isa Mustafa i hakmerret Vjosa Osmanit, propozon largimin nga pozita e nënkryetares së LDK-së (Dokument)

    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2025
    Dëshmitari Blerim Shala, gjatë dhënies së dëshmisë në procesin gjyqësor ndaj Ilir dhe Rrahim Abdullahut, të akuzuar për vrasjen e policit Triumf...
    Lajme25 Prill 2025
    Deputetja Duda Balje ka paditur për shpifje analistin Sadri Ramabaja për deklaratën e tij se kishte informacione që Balje ishte “takuar me...
    Lajme25 Prill 2025
    Policia e Kosovës, ka njoftuar se janë arrestuar dy persona për përdorim të armës dhe armëmbajtje pa leje. Nga PK-ja, është njoftuar...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2025
    Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës, shpreh reagim ndaj neglizhencës të Ministrit të Financave Hekuran Murati, lidhur me moszbatimin e...
    Lajme25 Prill 2025
    Hashim Thaçi ka deklaruar se është i pafajshëm për formën e re të përgjegjësisë për ‘nxitje’, e cila iu shtua pas një...
    Lajme25 Prill 2025
    Sot, për herë të gjashtë radhazi, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të konstituohet, pasi që kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të...
    Lajme25 Prill 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se sot është zbuluar pllaka përkujtimore e Ismet Rracit në 24-vjetorin e...
    Lajme25 Prill 2025
    Bashkësia Islame e Kosovës ka kërkuar nga imamët e të gjithë xhamive në Kosovë që në ligjeratën e (Xhumasë)  të flasin për...
    Lajme25 Prill 2025
    Ministrja në detyrë, Artane Rizvanolli nuk është deklaruar në lidhje me zhvillimet e fundit në kuadër të energjisë elektrike në Kosovë. Madje...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.