Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kanë arrestuar një person të dyshuar për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës dhe kanosje.
Përmes një komunikate, nga policia kanë bërë të ditur se në stacionin policor në Klinë dje gjatë ditës janë informuar nga viktimat e rastit se një person kishte ekspozuar armën ndaj tyre në fshatin Zllakuqan.
Njësitet Policore kishin dalë në vend të ngjarjes ku edhe ishte arrestuar, personi i dyshuar.
Në koordinim me Prokurorin e shtetit ёshtё bёrё bastisja e lokalit dhe shtëpisë se personit tё dyshuar:
Gjatë bastisjes janë gjetur dhe janë konfiskuar:
“I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër të prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit policor dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.