Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar pesë persona për dhunë në familje.
Sipas raportit të policisë, rasti më i rëndë ishte ai në Ferizaj, ku raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes se tij viktimës femër kosovare, me ç’ rast sipas raportit të mjekut i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Rastet tjera janë në Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Malishevë e Gjakovë.
Detaje nga raporti i Policisë së Kosovës:
Prishtinë 28.06.2020-20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht dy viktimat bashkëshorten dhe vajzën e tij. Viktimat kane pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Gjilan 27.06.2020-15:30 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ferizaj 28.06.2020-01:30. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes se tij viktimës femër kosovare me ç’ rast sipas raportit të mjekut i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij i dyshuari dërgohet në mbajtje .
Malishevë 28.06.2020, 19:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën (vajzën e tij) femër kosovare. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Gjakovë 28.06.2020, 19:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht vëllanë e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Të tjera
-
21:52 | 01 Shkurt 2023
-
21:37 | 01 Shkurt 2023
-
21:12 | 01 Shkurt 2023
-
21:08 | 01 Shkurt 2023
-
21:04 | 01 Shkurt 2023
-
20:57 | 01 Shkurt 2023
-
20:56 | 01 Shkurt 2023
-
20:49 | 01 Shkurt 2023
-
20:38 | 01 Shkurt 2023
-
20:27 | 01 Shkurt 2023
-
20:10 | 01 Shkurt 2023
-
20:02 | 01 Shkurt 2023