×
  • Kronika
  • Kronika

    Arrestohen dy mitrovicas, morën qindra euro nga të moshuarit që u premtonin dokumente për ndihma nga Amerika

    FrontOnline
    26 Qershor 2020

    Pas një hetimi të gjatë Policia e Kosovës dje ka arritur të arrestojë dy persona të cilët kishin mashtruar njerëz kryesisht të moshuar. Ata i kanë mashtruar të moshuarit dhe u kanë marrë qindra euro, duke ju thënë se do t’ua rregullojnë pensionet dhe ndihmat nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Burime të Gazetës online ‘Reporteri’ brenda Policisë së Kosovës kanë treguar se dy të dyshuarit të cilët pas arrestimit e kanë pranuar veprën penale. Po hetohen për gjashtë raste të ndara.

    Reporteri.net i ka siguruar emrat e personave të dyshuar dhe po ashtu edhe emrat e personave të moshuar të cilët kanë rënë pre e mashtrimit.

    H.T dhe N.H nga Mitrovica kanë përfituar prej mashtrimit shuma të ndryshme në gjashtë raste.

    Më 13 shkurt të këtij viti dy të dyshuarit te Rrethi i Falmurit e kanë mashtruar qytetarin M.P duke ia marrë 650 euro. Burime të Reporterit brenda Policisë, kanë treguar se po në të njëjtin vend më datë 24 të muajit shkurt, dy të dyshuarit kanë mashtruar qytetaren me inicialet V.S e moshës 65 vjeçare duke ia marrë 75 euro të cilat i kishte pasur me vete.

    Veç dy javë më pas ata kanë takuar në lagjen ‘Dardania’ qytetarin me inicialet L.Z nga i cili kanë arritur që përmes mashtrimit t’i marrin 250 dollarë amerikan. Rasti tjetër i mashtrimi ka ndodhur më 2 qershor kur dy të akuzuarit në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit” kanë mashtruar qytetarët J.D dhe F.F, edhe këta të moshuar duke ua marrë 700 euro.

    “Përveç këtyre, rasteve dyshohet qe ka edhe raste të tjera për të cilat po punojmë”, tha ky burim.

    “Të dyshuarit H.T dhe N.H kanë arritur t’i vënë në lajthitje personat e shtyer në moshë duke i mashtruar dhe marrë të holla në vlera të ndryshme me qëllim të përfitimit personal, duke i premtuar se do të ua rregullojnë dokumentet për ndihma nga Amerika dhe do të ua rregullojnë pensionet e pleqve”, ka thënë ky burim.

    Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar për mbajtje për 48 orë në Qendrën e Paraburgimit.

    U prezantua “Master plani për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes”
    Nga Rubrika
    Kronika18 Maj 2025
    Një burrë e ka sulmuar fizikisht gruan e tij në Gjakovë. Sipas Policisë arsyeja është xhelozia. I dyshuari gjendet në arrati. “DHUNË...
    Kronika18 Maj 2025
    Një grua në Gjakovë ka raportuar më 13 maj 2025 se i janë vjedhur targat e veturës së saj, por pas hetimeve...
    Kronika17 Maj 2025
    Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Drenas mes një veture dhe trenit. Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti...
    Të tjera
    Lajme19 Maj 2025
    Prokuroria Themelore e Prishtinës ka dhënë detaje lidhur me aksionin e zhvilluar sot nga Policia në Njësinë e Patentë-Shoferëve në Prishtinë, ku...
    Vip19 Maj 2025
    Gjesti gjatë një koncerti të fundit është përballur me një situatë të pazakontë që mori vëmendje të madhe. Teksa po performonte live...
    Bota/Rajoni19 Maj 2025
    Putin thotë se telefonata me Trump ishte informuese dhe e sinqertë, raportojnë mediat shtetërore ruse. Sipas mediave shtetërore ruse, Vladimir Putin ka...
    Bota/Rajoni19 Maj 2025
    Presidenti Donald Trump ka thënë se telefonata e tij me Vladimir Putinin “shkoi shumë mirë” dhe Rusia e Ukraina “do të fillojnë...
    Lajme19 Maj 2025
    Krahas angazhimeve të shumta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe përkushtimit të vazhdueshëm për parandalimin e incidenteve dhe aksidenteve...
    Lajme19 Maj 2025
    Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj është takuar me zëvendëskryeministrin e Kurdistanit në Irak, Qubad Talabanin. Përmes një postimi në Facebook,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.