×
  • Lajme
  • Lajme

    Arianit Koci: Nëse vetëm një jetë është shpëtuar me ato teste ja ka vlejtur që i kemi pranuar!

    FrontOnline
    18 Prill 2020

    Avokati kosovar Arianit Koci ka reaguar në lidhje me testet e ardhura nga Serbia si donacion.

    Koci thotë se nëse dhe vetëm një jetë apo një vatër infeksioni është izoluar me këto teste ja ka vlejtur që i kemi pranuar.

    “Për më tepër, këto teste kanë mundur të përdorën të pjesa serbe e popullatës kosovare, që deshtëm apo nuk deshtëm, Serbinë e përjetojnë – së paku, si atdhe të dytë.” shkruan Koci në Facebook.

    Postimi i plotë:

    Nëse vetëm një jetë është shpëtuar!

    – Fakt është se ne kemi pasur nevojë për teste;
    – Fakt është se askush në regjion nuk na ka ofruar teste hua apo falas;
    – Fakt është se ne në Kosovë kemi bashkëqytetarë serb;
    – Fakt është se pushteti i Millosheviqit, ministër i të cilit ka qenë edhe Vuçiq, ka kryer krime kundër njerëzimit në Kosovë;
    – Fakt është se krimet e ish-pushtetit serb në Kosovë, do t’i ndjekim – sa të është jeta jetë – pa asnjë dilemë.

    Sidoqoftë, nëse vetëm një jetë është shpëtuar me këto teste; nëse vetëm një vatër e infeksionit është izoluar me këto teste – i’a ka vlejtur që i kemi pranuar testet.

    Për më tepër, këto teste kanë mundur të përdorën të pjesa serbe e popullatës kosovare, që deshtëm apo nuk deshtëm, Serbinë e përjetojnë – së paku, si atdhe të dytë.

    Prandaj, me këtë gjest të mirë, pushteti Serb nuk amnistohet për krimet e kryera në Kosovë, dhe as ne, natyrisht që nuk i harrojmë masakrat e individëve serbë, pjesë e pushtetit gjenocidal të Millosheviqit.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi ka konfirmuar frikën e tyre më të keqe pasi Rodrygo Goes u diagnostikua me një këputje të ligamentit të kryqëzuar...
    Sport03 Mars 2026
    Ndërsa raportimet mediatike sugjeruan se Mehdi Taremi mund të rikthehej në Iran për shkak të situatës së tensionuar në rajon, klubi i...
    Sport03 Mars 2026
    Arijanet Muric po tregon paraqitje të mëdha me Sassuolon këtë edicion në Serie A. Ylli i kombëtares së Kosovës në ndeshjen e...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Veprimtari i çështjes kombëtare, Emrush Xhemajli, në emër të Shoqërisë “Lëvizja”, mbajti një fjalim emocionues më 1 mars në Winterthur të Zvicrës,...
    Lajme03 Mars 2026
    Numrat, afatet dhe mungesa e konsensusit kanë kthyer çështjen e zgjedhjes së presidentit të Kosovës në një provë të funksionimit institucional. Teksa...
    Vip03 Mars 2026
    Scream 7 shënoi debutimin më të suksesshëm në historinë e serisë, duke arkëtuar 97.2 milionë dollarë në mbarë botën gjatë fundjavës së...
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu zhvilloi sot takim me Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph. Në njoftimin e Kuvendit...
    Lajme03 Mars 2026
    Gjykata Themelore në Prishtinë, aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës të Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë serbëve...
    Lajme03 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se të mërkurën, më 04.03.2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të Rrugës Nacionale N9,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.