×
  • Lajme
  • Lajme

    “Alarmi” i Krasniqit: Mos miratimi i Ligjit për Rimëkëmbje ekonomike e shkatërron sektorin privat, paralajmëron ulje të pagave në sektorin publik

    FrontOnline
    20 Shtator 2020

    Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi në një deklaratë për Gazeta Blic tregoi për hapat që do të ndërmerren pasi që Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike nuk u miratua nga Kuvendi i Kosovës.

    “Nuk besoj që kemi nevojë me dërgu më projektligjin në Kuvend, nëse ka nevojë e bëjmë si kërkesë por nuk e di duhet me shiqu si procedurë”, deklaroi Krasniqi.

    Krasniqi tha se nëse nuk votohet Projektligji deri vitin tjetër, nuk do të mund të ndohmohet sektori privat. E, kjo sipas tij, do të sjellë edhe rënie të ekonomisë, ai madje sugjeroi se vitin tjetër do rishikohen edhe pagat.

    “Ne mundmi me i ndërmarrë disa hapa në sektorin publik, por deri vitin e ardhshëm sektorin privat nuk mundemi me e ndihmu. Çka kemi planifiku me i ndihmu sektorit privat nuk kemi me mujt me i lëshu ato ndihma. Kjo nënkupton se sektori privat nuk do të ketë ndihmë, do të ketë ramje ekonomike e më pak të hyra. Unë sugjeroj që vitin tjetër nuk kemi me pas qare pa i rishiku komplet shpenzimet publike duke i përfshirë edhe pagat“, shtoi Krasniqi.

    Rënia ekonomike mund të bëhet dyshifrore tha Krasniqi.Ai madje shtoi se në kuvend po e mashtrojnë opinionin publik kur po flasin për rritje pagash në sektorin publik, sepse nuk mundet ta bëjnë këtë duke e shkatërruar sektorin privat.

    “Patjetër duhet me u votu projekligji, nuk mundemi ndryshe me i shpenzu mjetet që me shku tek sektori privat. Nëse nuk shkojnë këto para te sektori privat, e pamë ramja ekonomike e planifikune para 3-4 mujve por ecke programi ishte 2.3 tash 1.5-1.6, nëse edhe kjo nuk ndodhë në shtator apo tetor, rënia ekonomike mundet me u ba dyshifrore që nënkupton më pak të hyra. Në kuvend po flasin për rritje pagash në shëndetësi e arsim, por është mashtrim ndaj njerëzve sepse nuk mundet me rrit paga e me e rrit mirëqenien në sektorin publik tu e shkatërru sektorin privat“.

    Sunny Hill 2025: Yjet që do ta pushtojnë Prishtinën
    Nga Rubrika
    Lajme16 Maj 2025
    Forca e Sigurisë së Kosovës është duke kaluar në fazën e fundit të tranzicionit, që synon transformimin e saj në një ushtri...
    Lajme16 Maj 2025
    Duke folur për Samitin e Komunitetit Politik Evropian që u mbajt në Tiranë, publicisti i njohur dhe ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani,...
    Lajme16 Maj 2025
    Daut Haradinaj, deputet i AAK-së, ka komentuar situatën politike në vend dhe ka shprehur shqetësim për krizën e thellë që po kalon...
    Të tjera
    Lajme16 Maj 2025
    Ferat Shala, deputet nga radhët e PDK-së, ka thënë se shteti i Kosovës ka dështuar totalisht në sigurimin e rezervave shtetërore. Shala...
    Lajme16 Maj 2025
    Mendimi për motin – 16.05.2025 Ditën e shtunë vransirat gradualisht shpërndahen. Priten më shpesh intervale me diell orëve të pasdites. Aty këtu...
    Lajme16 Maj 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar në Tiranë kryeministrin e ri belg, Bart De Wever. Osmani tha se me De Wever...
    Lajme16 Maj 2025
    Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar se nuk ua ka ulur pagat punëtorëve. Duke demantuar një lajm që qarkulloi gjatë ditës në media, “Trepça...
    Bota/Rajoni16 Maj 2025
    Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord për shkëmbimin e 1000 robërve të luftës nga secila palë, njoftoi ministri ukrainas i Mbrojtjes Rustem...
    Lajme16 Maj 2025
    Sunny Hill Festival tashmë ka zbuluar emrat e artistëve që do të ngjiten në skenen magjike këtë vit. Nata e parë do...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.