×
  • Lajme
  • Lajme

    Aktakuza kundër Thaçit e Veselit: Gjykatësi francez ka kohë 6 muaj për të konfirmuar ose jo aktakuzat

    FrontOnline
    12 Gusht 2020

    Komunikata e famshme e Prokurorisë së Specializuar të Hagës që njofton për dërgimin në gjykatë të aktakuzës kundër presidentit Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli qëndron ende në uebsajtin e këtij instituticioni. Komunikata e cilësuar si politike nga shumë ekspertë të fushës njofton se më 24 prill, një aktakuzë e përpiluar nga Prokurori Special i Hagës është dërguar në gjykatë.

    Po bëhen gati dy muaj që prej se Prokuroria e Specializuar e Hagës lëshoi komunikatën e famshme, përmes së cilës njofton për përpilimin e një aktakuze kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kreut të PDK-së, Kadri Veseli dhe disa personaliteteve tjera të UÇK-së, të cilëve nuk u janë publikuar emrat, shkruan lajmi.net.

    Kjo komunikatë sqaron se aktakuza është dërguar më 24 prill në Gjykatën Speciale, dhe e njëjta do të trajtohet në këtë institucion, nga ku më pas do të konfirmohet ose hidhet krejtësisht poshtë.

    Nga Institucioni i Prokurorisë së Specializuar i kanë thënë lajmi.net se Gjyqtari i Procedurës Paraprake ka kohë gjashtë muaj për të marrë një vendim final mbi aktakuzat dhe të njëjtat nuk do të publikohen deri në një verdikt nga Gjykata.

    “Çdo informacion lidhur me aktakuzat është strikt konfidencial deri sa një gjyqtar i procedurës paraprake të konfirmojë akuzat. Gjyqtari ka deri në gjashtë muaj kohë të marrë një vendim, ta hedhë poshtë apo konfirmojë aktakuzën”, thuhej më herët në një përgjigje për lajmi.net nga Gjykata Speciale.

    Bazuar në këto afate ligjore të përcaktuara, Gjyqtari i Procedurës paraprake ka kohë deri më 24 tetor të marrë një vendim në lidhje me këtë aktakuzë.

    Siç edhe ceket në përgjigjen e lartëpërmendur, Specialja në rregulloren e vet specifikon se aktakuza nuk publikohet deri në një vendim final të gjyqtarit, mirëpo që në rastin e Veselit dhe Thaçit është bërë përjashtim nga rregullorja, çka sipas ekspertëve është shkelje e rëndë e punës së këtij institucioni, dhe dëmtim i kredibilitetit të Speciales. Këto vlerësime u bënë pasi që publikimi i aktakuzës së Speciales erdhi në një moment kur planifikohej takimi mes Kosovës dhe Serbisë në SHBA, teksa i njëjti më pas u anulua për këtë arsye.

    E kjo aktakuzë do të jetë në dorë të një gjykatësi francez, Nicolas Guillou. Për të mund të gjenden edhe të dhëna mbi historinë e tij profesionale. Guilliu ka qenë që nga viti 2015, shef i kabinetit të Kryetarit të Tribunalit Special për Libanin.

    Që nga vitit 2012, ai u emërua prokuror ndërlidhës i Francës në Departamentin e Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ndihmoi në bashkëpunimin gjyqësor midis dy vendeve për çështje penale dhe civile, veçanërisht për kundërterrorizmin, praktikat e korrupsionit në vende të huaja dhe krimin kibernetik.

    Gjatë periudhës 2006-2012, gjykatësi Giju shërbeu në poste të ndryshme në Ministrinë e Drejtësisë së Francës si zëvendëskreu i seksionit për të drejtën tregtare, këshilltar për çështje penale dhe këshilltar për çështje diplomatike.

    Nga viti 2003 deri më 2006, gjykatësi Giju punoi si gjykatës hetimor në gjykatën e Mosë (Meaux), afër Parisit, ku trajtoi çështje të ndryshme penale si vrasje të qëllimshme, krimin e organizuar dhe krimin financiar.

    Sunny Hill 2025: Yjet që do ta pushtojnë Prishtinën
    Nga Rubrika
    Lajme17 Maj 2025
    Ish-nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, tha se një projekt që e kishte nisur në Prishtinë e i kishte mbetur pezull pasi koalicioni...
    Bota/Rajoni17 Maj 2025
    Qeveria e re e Gjermanisë, e udhëhequr nga Friedrich Merz, duhet të marrë një rol udhëheqës në politikën e Bashkimit Evropian (BE)...
    Lajme17 Maj 2025
    “Por këtë javë do të lëviz diçka’’. Kështu ka thënë deputeti Nezir Kraki sot lidhur me ngërçin e krijuar në kuvend, para...
    Të tjera
    Vip17 Maj 2025
    Luana Vjollca, drejtuesja e Ferma VIP, ka bërë një “dedikim të madh” dashurie, siç e quajti ajo, LIVE gjatë spektaklit me të...
    Vip17 Maj 2025
    Këngëtari shqiptar Jozi Marku ka bërë një postim të pazakontë në llogarinë e tij në Instagram, ku shihet i hipur mbi një...
    Lajme17 Maj 2025
    Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka konfirmuar se kjo parti ka refuzuar propozimin e radhës të kryesuesit Avni Deharit,...
    Lajme17 Maj 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka folir pasi ka dështuar për të 17-tën herë seanca për konstituimin e legjislaturës së nëntë të...
    Lajme17 Maj 2025
    Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Arbëreshë Krasniqi, ka thënë se situata në të cilën fgjendet vendit, është tejet e pakëndshme dhe në dëm...
    Lajme17 Maj 2025
    As sot, për të 17-tën herë, deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk arritën ta bëjnë konstituimin e Kuvendit. Kësisoj, vendi vazhdon të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.