×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti i uron shërim të shpejtë Isa Mustafës

    FrontOnline
    10 Korrik 2020

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook i ka uruar shërim të shpejtë të parit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, pasi ky i fundit njoftoi se ka dalë pozitiv me Covid-19.

    Ahmeti gjithashtu tha se nuk duhet t’i urohet fatkeqësia tjetrit vetëm sepse e ka kundërshtar politik.

    Tutje, Ahmeti tha se kundërshtari politik mposhtet ndryshe, jo me dëshirë eliminimi.

    Për Mustafën Ahmeti tha se i uron shërim të shpejtë.

    Kujtojmë se Ahmeti kishte mposhtur Mustafën në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Prishtinës në kandidaturën e parë të Ahmetit.

    Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Ahmetit.

    “Edhe për Covid edhe për Hagë nuk po mund të paramendoj se dikush mund ti uroj vdekjen apo fatkeqësi tjetër dikujt për shkak se e ka kundërshtar politik. Nuk po them se secili duhet të brengoset për shëndetin e Isa Mustafes, por mosbrengosja dallon prej urimit për më vdek prej sëmundjes. Kundërshtari mundet ndryshe, jo me dëshirë eliminimi.

    Zotit Mustafa dhe të tjerëve të prekur nga virusi ju uroj shërim të shpejtë!”, shkroi Ahmeti.

    Cilësi, gatim dhe shpërblim
    Nga Rubrika
    Lajme12 Maj 2024
    Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, ka reaguar ndaj deklaratës së shefes së deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari-Lila e cila ka thënë se...
    Lajme12 Maj 2024
    Dje ka përfunduar periudha transitore e Bankës Qendrore të Kosovës rreth çështjes së Dinarit, ndërsa që nga sot ndaj gjithë atyre që...
    Lajme12 Maj 2024
    Kryetari i Komisionit Parlamentar për Ekonomi, njëherësh deputet i PDK-së, Ferat Shala, ka deklaruar se me ngritjen e çmimeve po goditet konsumatori....
    Të tjera
    Sport12 Maj 2024
    Real Madridi ka fituar titullin e 36-të në histori të klubit, një rekord ky në Spanjë. Los Blancos kanë dominuar këtë edicion...
    Lajme12 Maj 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se si do të jetë moti për pesë ditët e ardhshme. Në njoftimin e këtij instituti...
    Lajme12 Maj 2024
    Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se këtij subjekti politik i janë bashkuar 300 anëtarë të rinj në Prizren. Në takimin e djeshëm ka...
    Sport12 Maj 2024
    Legjenda e Manchester Unitedit, Nemanja Vidiç, ka zbuluar mbrojtësit e tij të preferuar që aktualisht luajnë në Premierligë. Lidershipi i Anglisë ka...
    Sport12 Maj 2024
    Bayern Munich thuhet se po synon mbrojtësin e AC Milan, Theo Hernandez, si zëvendësues të Alphonso Davies këtë verë. Daviesi vazhdon të...
    Sport12 Maj 2024
    Barcelona do të zhvillojë bisedime me Robert Lewandowski për pagat e tij për sezonin 2023-24, ndërsa klubi kërkon të bëjë ndryshime në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.