×
  • Lajme
  • Lajme

    Agim milioneri: Edhe pak euro i duhen që t’i bëjë 8 milionë

    FrontOnline
    07 Gusht 2020

    Kryetari i Komunës së Mitrovicës kishte deklaruar se ka milionat kur erdhi dhe mori postin e të parit të qytetit, mirëpo asnjëherë nuk tregoi konkretisht bizneset që kishte jashtë vendit.

    Sidoqoftë, Agim Bahtiri rezulton milioner nga pronat e paluajtshme që ka. Sipas deklarimeve që i bëri në qershor të këtij viti, ai ka katër shtëpi e tokë bujqësore, vlera e të cilave arrin 7 milionë e 610 mijë euro

    Një shtëpi e Bahtirit, ka vlerën e 860 mijë eurove, një tjetër 200 mijë, e dy të tjera nga 150 mijë euro.

    Sipas deklarimeve, Bahtiri ka tokë bujqësore në vlerë hiç më pak se 6 milionë e 250 mijë euro.

    Por, gjithë kjo pasuri nuk korrespondon shumë me paratë e gatshme që Bahtiri i ka në bankë. Ai ka deklaruar vetëm 20 mijë euro para të gatshme.

    Të ardhura, sipas deklarimit, Bahtiri i ka vetëm dy rroga, atë të kryetarit që dikur thoshte se nuk e merr, dhe të fabrikës së këpurdhave prej 336 euro rrogë në muaj.

    Kryetari i Mitrovicës ka deklaruar se posedon një veturë Q7, dhe nuk ka deklaruar dy Range Rovera e një Audi, të cilat para një jave tha vetë që i ka në pronësi.

    Nga Rubrika
    Lajme30 Mars 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ndarë një fotografi me gruan dhe dy vajzat e tij në rrjetin social...
    Lajme30 Mars 2025
    Gazetari nga Shqipëria, Cim Peka, para disa ditësh ka postuar një fotografi me djalin e presidentit të Kenias. Në fotografi ai shihet...
    Lajme30 Mars 2025
    Të dielën besimtarët myslimanë në Pejë u drejtuan për te xhamia “Haxhi Ibrahim Devolli” për të falur namazin e Fitër Bajramit. Falja...
    Të tjera
    Lajme30 Mars 2025
    Bedri Hamza, kandidati për kryeministër i PDK-së, ka uruar festën e Fitër Bajramit për të gjithë besitmarët myslimanë. Në një postim në...
    Lajme30 Mars 2025
    Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar festën e Fitër Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë. Përmes një postimi në rrjetin...
    Lajme30 Mars 2025
    Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka qenë për të bërë bajram në selinë e Bashksisë Islame të Kosovës, ku është pritur nga...
    Lajme30 Mars 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka uruar festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë. Në një postim në Facebook, ai ka...
    Lajme30 Mars 2025
    Ambasada amerikane në Kosovë ka uruar Fitër Bajramin për të gjithë besimtarët myslimanë. Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Ambasada uroi...
    Lajme30 Mars 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës  ka uruar festën e Fitër Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë. Në një postim në Facebook, ky subjekt...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.