×
  • Lajme
  • Lajme

    Agim Bahtiri: Thaçi do ta rrëzojë qeverinë Hoti, sapo t’i arrijë marrëveshjet me Serbinë

    FrontOnline
    22 Qershor 2020

    Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, e ka kritikuar qeverinë Hoti se e ka marrë pushtetin në mënyrë të padrejtë.

    Ai ka thënë se këtë qeveri e ka formuar presidenti Hashim Thaçi për ta arritur marrëveshjen përfundimtare me Serbinë.

    Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LV-së ka deklaruar se në fund kjo qeveri do të rrëzohet nga Hashim Thaçi. “Unë mendoj se këtë qeveri e ka bërë në mënyrë taktike presidenti Hashim Thaçi për qëllime personale. Do të shihni në fund se si do të bjerë kjo qeveri dhe do të shihni të gjithë se kush do tashkarkojë. Pra, ai që e ka formuar këtë qeveri, ai do ta shkarkojë porsa ta përfundojë puna e vet”, ka thënë Bahtiri.

    Ai ka vlerësuar se qeveria Hoti vetëm do ta zbatojë planin e presidentit në procesin e negociatave me Serbinë.

    “Kjo qeveri është e kapur. Kjo qeveri ka përfituar prej situatës dhe e ka grabitur pushtetin pa të drejtë. Kjo qeveri nuk bën asgjë tjetër përveç zbatimit të planit të Hashim Thaçit i cili synon që brenda mandatit të vet të arrijë një marrëveshje me Serbinë. Kjo qeveri ka rrëzuar një qeveri legjitime, e cila ishte vullnet i qytetarëve dhe e cila kishte filluar të punojë mjaft mirë. Kjo tregon se shteti mbetet ende i kapur”, ka thënë ai, duke shtuar se në zgjedhjet e ardhshme qytetarët do t’ua kallëzojnë vendin atyre që nuk mbajtën fjalën.

    Bahtiri ka paralajmëruar se marrëveshja me Serbinë nuk do të mund të ratifikohet në Kuvend.

    Sipas tij, ajo do të kundërshtohet fuqishëm nga qytetarët e Kosovës. “Ai mendon se marrëveshjen do ta bëjnë këtë vit, por ju do ta shihni se qytetarët do të reagojnë shumë ashpër ndaj kësaj marrëveshje, duke e pamundësuar votimin e saj në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Do të thotë,ata nuk do të mund të bëjnë asgjë, sepse ratifikimi i marrëveshjes në Kuvend nuk do të mund të ndodhë”, është shprehur ai.

    Zyrtari i LV-së e ka komentuar edhe takimin e Uashingtonit që do të mbahet më 27

    “Mendoj se në takimin e 27 qershorit nuk do të ketë marrëveshje përfundimtare. Tani është pak më ndryshe. Në këtë takim besoj se do t’i përcaktojnë kornizat kryesore të procesit. Ky maliverzim që ka ndodhur dhe do të ndodhë, nuk do të jetë asgjë më shumë ose më pak sesa e ka paraparë Hashim Thaçi”, ka deklaruar Bahtiri.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.