×
  • Kronika
  • Kronika

    Afër 13 vjet burgim e 37.5 mijë euro gjobë ndaj 4 personave për trafikim me narkotikë

    FrontOnline
    22 Qershor 2020

    Katër persona janë dënuar me 12 vjet e dhjetë muaj burgim për trafikim narkotikësh, derisa kanë marrë një gjobë prej 37.5 mijë euro, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

    Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special thotë se ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve A.N., I.B., L.O., për veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe kundër të akuzuarit V.E. për veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge dhe mbajtja në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve, transmeton KOHA.

    “I akuzuari A.N. është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 vjet e 10 muaj burgim dhe dënim me gjobë në shumën prej 7.000 euro, të cilën shumë i njëjti është i obliguar ta paguajë në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit. Në këtë dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 24.06.2019 e tutje”, thuhet në njoftim.

    Derisa të akuzuarit I.B. dhe L.O. janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar secili veç e veç me dënim me burgim në kohëzgjatje me nga 3 vjet e 6 muaj dhe dënim me gjobë në shumën prej 10.000 euro, të cilat shuma të njëjtit janë të obliguar ta paguajnë në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit. Në këtë dënim do t’ju llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 24.06.2019 e tutje.

    Kurse i akuzuari V.E. është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 3 vjetësh dhe dënim me gjobë në shumën prej 10.500 euro, të cilën shumë i njëjti është i obliguar ta paguajë në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit. Në këtë dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 24.06.2019 deri me datë 27.01.2020.

    “Të akuzuarve A.N., I.B. dhe L.O. iu është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi”, thuhet në njoftim.

    Gjithashtu bëhet e ditur se nga të akuzuarit janë konfiskuar 55 kilogram e 432 gram narkotik të llojit marihuanë, veturat: Citroen C8, Audi A6, BMË X3, Beugeto Pickup, konfiskohen 9 telefona mobil së bashku me sim kartela, para të gatshme në vlera të ndryshme 2573.4 euro, 750 lekë, 245 euro,18.100 lekë, 390 euro dhe 101.400 lekë, 4.460 lekë, një pistoletë e markës GAP, 9 mm, një karikator dhe 18 fishekë.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.