×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Adresimi i Thaçit për Specialen, Miftaraj thotë se është ndërhyrje në punën e Gjykatës

    FrontOnline
    25 Gusht 2020

    Të hënën Presidenti i vendit Hashim Thaçi në një adresim në “Facebook” ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të zgjasin mandatin e Gjykatës Speciale deri në njoftimin për përfundim të mandatit nga ana e Këshillit të Bashkimit Evropian (BE).

    Kurse të martën ai këtë kërkesë të tij e ka dorëzuar edhe me shkrim në Kuvend për t’ia përcjellë deputetëve.

    “Politika nuk duhet të ndërhyjë̈ në drejtësi dhe as drejtësia në politikë. Kjo ishte bindja ime në çdo hap të mbështetjes për krijimin e gjykatave ndërkombëtare dhe paneleve speciale në këto njëzet vitet e fundit. Kjo vazhdon të jetë bindja ime edhe tash kur nga Kuvendi i Republikës së Kosovës po kërkoj që mandati i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar të zgjasë deri kur njoftimi i përfundimit të mandatit të bëhet nga Këshilli i Bashkimit Evropian në konsultim me Qeverinë e Republikës së Kosovës. Kemi nevojë për qartësi sa i përket mënyrës sesi mbyllen Dhomat e Specializuara, prandaj besoj se deputetët do ta përkrahin këtë iniciativë timen”, është shprehur Presidenti Thaci.

    Drejtori i IKD-së: Çdo deklarim i Thaçit lidhur me Specialen mund të konsiderohet nga prokurorët si ndërhyrje

    Por këto veprime të Thaçit nga ana e Drejtorit të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj po shihen si të gabuara pasi vet Presidenti është subjekt i një aktakuze dhe çdo adresim i tij lidhur me Specialen nga ana e prokurorëve të specializuar mund të konsiderohen si ndërhyrje në punën e kësaj Gjykate.

    “Presidenti Thaçi tanimë është subjekt i një aktakuze nga Prokuroria e Specializuar deri më 24 tetor të këtij viti, gjyqtari i procedurës paraprake do të marr vendim lidhur me hedhjen apo konfirmimin e  asaj aktakuze.Në këtë drejtim edhe pse i njejti ushtron pozitën e Presidentit të Republikës çdo adresim lidhur me punën e Gjykatës Speciale sigurisht që mund të konsiderohet ndërhyrje në punën e sajë”, ka thënë Miftaraj .

    Miftaraj më tutje shprehet se edhe shkresa dërguar Kuvendit për zgjatje të mandatit  prokurorët e Speciales do të vëzhgojnë dhe të masin deklarimin apo veprimet e kujtdo që mund të pengojnë punë e kësaj gjykate.

    “Këto iniciativa në publik mund të perceptohen që presidenti Thaçi në një far mënyre dëshiron ta ruaj punën, pavarësinë e Gjykatës, por për gjyqtarët dhe prokurorët e Gjykatës Speciale, nëse punojnë në mënyrë profesionale sigurisht që do ta masin çdo veprim çdo deklaratë të kujtdo qoftë të cilët kanë mundur të pengojnë punë e gjykatës e me këtë të pengojnë administrimin e drejtësisë” ka thënë Miftaraj .

    Miftaraj: Mandati i Gjykatës Speciale vazhdohet me automatizëm

    Drejtori I IKD-së shprehet I prerë se mandati i Speciales vazhdohet me automatizëm në bazë të ligjit të votuar në Kuvendin e Kosovës para 5 viteve, dhe punën do ta vazhdoj deri në njoftim të Këshillit të Bashkimit Evropian se ka kryer të gjitha rastet që ka pasur.

    “Në bazë të amendamentit kushtetues janë nenet, 12, 13, 14  e përcaktojnë në mënyrë të qartë që nëse Gjykata Speciale përmes Këshillit të Bashkimit Evropian  e njofton  Qeverinë apo Kuvendin se i ka kryer rastet që i ka në punë dhe i ka përfunduar mandatin e saj, atëherë institucionet në Kosovë nuk kanë të drejtë dhe nuk munden të vazhdojnë mandatin e saj”,  ka thënë Miftaraj.

    Ai është shprehur se ky konstatim i tije që mandate i Gjykatës Speciale vazhdohet me automatizëm, mund të vërtetohet edhe në bazë të procesverbaleve të takimeve ndërmjet grupeve punuese të Kosovës dhe atyre të BE-së.

    “Mandati i Gjykatës Speciale vazhdohet në mënyrë automatike, besoj për këtë ka edhe procesverbale në mes të takimeve që janë mbajtur në mes të grupeve punuese të Kosovës dhe të BE-së” ka thënë ai.

    Miftaraj: Veprimet për pengim të Gjykatës do të sjellin reagime ndërkombëtare

    Lidhur me këto veprime të Presidentit Hashim Thaçi dhe më parë të OVL-së së UCK-së, ku këtë të fundit kanë kërkuar që të mos vazhdohet mandati i Speciales ditëve të ardhshme mund të ketë reagime të ashpra nga partnerët ndërkombëtarë, e sidomos veprimet për pengim apo shfuqizim të kësaj Gjykate mund të sjellë sanksione për shtetin e Kosovës.

    “Në ditët në vazhdim  edhe Bashkimi Evropian po edhe shtetet tjera të kërkojnë që Kuvendi i Kosovës të mos ndërmerr  asnjë hap lidhur me këtë kërkesë të Presidentit Thaçi.

    Çdo veprim i cili e pengon do të jetë pjesë e reagimeve të fuqishme ndërkombëtare dhe nuk përjashtohet mundësia e sanksioneve ndaj Republikës së Kosovës” ka thënë drejtori I IKD-së.

    Avokati i Speciales: Iniciativa e Presidentit për mandatin e Speciales e mirëseardhur

    Por ndryshe mendon avokati i akredituar i akredituar I Speciales, Tahir Rrecaj, ai ka thënë se është e mirëpritur iniciativa e presidentit për vazhdim të mandatit të Gjykatës.

    “Është e mirë se ardhur iniciativa e Presidentit për vazhdimin e mandatit të Gjykatës Speciale, shpresoj që edh deputet të shprehin gatishmëri për të vazhduar mandatin”, është shprehur avokati Rrecaj.

    Rrecaj: Mandati i Gjykatës nuk vazhdohet me automatizëm, Kuvendi t’ia vazhdoj mandatin

    Rrecaj në prononcim për Front Online është shprehur se mandati i  Speciales skadon dhe nuk vazhdohet me automatizëm dhe duhet që deputetë të kenë parasysh këtë.

    “E kam thënë edhe më parë edhe pse ka pasur interpretime të ndryshme se  mandati i kësaj Gjykate është 5 vjeçare dhe kjo thuhet edhe me amendamentin që është në fuqi, ky mandate duhet të vazhdohet nga institucionet e vendit” ka thënë ai.

    Kurse lidhur me pasojat që e presin shtetin e Kosovës nëse shfuqizohet kjo Gjykatë, avokati Rrecaj shprehet se kjo në anën politike do të sjellë pasoja për vendin dhe reagime nga ana e miqve ndërkombëtarë.

    Nga ana politike cila do tentativë për të penguar apo shfuqizuar punën  e Speciales do të sjellë pasoja për shtetin e Kosovës dhe do të ketë reagime nga ana e ndërkombëtarëve./Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Të tjera
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Prej shumë vitesh Irlanda njihet si një strehë e gjigandëve amerikanë të teknologjisë, duke ndërtuar qendra të shumta të dhënash që konsumojnë...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me grupin parlamentar ‘Bllokun e Progresit’ i kryesuar nga shefi i...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Një zyrtar gjerman ka thënë se policia ka pasur kontakte më parë me të dyshuarin e akuzuar për sulmin në një turmë...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Driloni ka refuzuar t’i përgjigjej një pyetjeje që i ka bërë Drenusha atij për Sarën. Ajo e pyeti nëse i pengon pëlqimi...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Raporti i tij me femrat, nxiti sërish diskutimin e Gresës, Xhenetës e Drenushës, me Drilonin e Xuxin. Driloni u tha se edhe...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Sara dhe Gjesti janë parë në një afrimitet miqësie mes vete ndërsa ndanin në diskutim disa tema. Ndër to qe edhe situata...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.