×
  • Lajme
  • Lajme

    Nuk do të ketë ulje të pagave në sektorin publik

    FrontOnline
    21 Tetor 2020

    Tash e disa muaj, nga zyrtarë të Ministrisë së Financave është paralajmëruar ulja e pagave në sektorin publik, shkaku i situatës me pandeminë.

    Por, sot në një konferencë për media, Kryeministri Avdullah Hoti, ka bërë me dije se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

    “Nuk do ti prekim pagat në sektorin publik, për shkak se është ndërtuar një kornizë e qëndrueshme e buxhetit”, ka deklaruar Hoti.

    Ndryshe, zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, ditë më parë kishte paralajmëruar uljen e pagave në sektorin publik.

    Krasniqi kishte thënë se për të shpëtuar sektorin privat në Kosovë, ai ka një ide tjetër, që nuk përjashton mundësinë e uljes së pagave në sektorin publik.

    “Ne duhet tash të vendosim a duhet t’i zvogëlojmë shpenzimet në investime, a duhet t’i zvogëlojmë shpenzimet në subvencione e që nuk ka mundësi se janë të gjitha obligime ligjore. A duhet t’i zvogëlojmë subvencionet dhe grantet në bujqësi, a duhet t’i zvogëlojmë investimet publike apo duhet t’i zvogëlojmë edhe pagat.

    Prandaj, në këto raporte nuk përjashtohet asnjë mundësi, po them edhe pagat, për arsye që në rast se i zvogëlojmë investimet ne do ta zvogëlojmë mundësinë e rritjes ekonomike, e që kjo ndikon komplet edhe në sektorin privat. Unë po e mirëkuptoj nga një herë edhe sektorin privat kur thonë se ju sektori publik nuk jeni prek prej pandemisë, sepse kanë të drejtë. Prandaj, është mirë më shpejt të intervenohet”, ka thënë Krasniqi.

    Afër dhjetë mijë banorë të fshatrave të Skenderajt përfitojnë nga rrjeti i ri elektrik
    Nga Rubrika
    Lajme29 Maj 2024
    Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se ishte kundër takimit mes shefit të partisë së tij, Memli Krasniqit dhe kryeministrit të...
    Lajme29 Maj 2024
    Një person është arrestuar në Leposaviq për “vjedhje identiteti”. Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin...
    Lajme29 Maj 2024
    Bernard Nikaj Sekretar për Marrëdhënie Ndërkombëtare në  PDK tha se kanë provuar që të i’a shkurtojnë Kurtit mandatin së paku për tetë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni29 Maj 2024
    Izraeli të mërkurën dërgoi tanke për të sulmuar Rafahun dhe njoftoi se lufta në Gaza do të vazhdojë gjatë gjithë vitit. Tanket...
    Lajme29 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se koalicioni me Nismën Socialdemokrate, Listën Konservatore dhe Forumin Intelektual...
    Lajme29 Maj 2024
    “Kurrë dora ime nuk qohet ta votojë një koalicion me kryeministër Albin Kurtin. Mund të votoj çfarëdo koalicioni me Bedri Hamzën kryeministër....
    Lajme29 Maj 2024
    Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është pritur në takim nga senatori,...
    Lajme29 Maj 2024
    Daut Haradinaj nga AAK-ja thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po përqan shqiptarët në Luginë. Haradinaj thekson se, kjo përçarje e...
    Lajme29 Maj 2024
    Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) njofton të gjithë përfituesit e thirrjes “ZBATIMI I MASAVE TË EFIÇIENCËS SË ENERGJISË PËR...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.