×
  • Kronika
  • Kronika

    Për 20 euro ryshfet, dënohet nga Gjykata me 1500 euro gjobë

    FrontOnline
    30 Shtator 2020

    Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit J. M., duke e gjykuar me 500 (pesëqind) Euro gjobë dhe 4 (katër) muaj burgim, i cili dënim me pajtimin e palës është zëvendësuar në të holla në shumën prej 1000 (njëmijë) Euro.

    I akuzuari më datë 28 maj 2020, rreth orës 22:30 minuta, në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”, në hyrje të Republikës së Kosovës, duke e drejtuar kamionin e markës “Volvo”, ndalet për t’i kryer procedurat e kalimit të kufirit nga zyrtarët policorë e doganorë dhe gjatë kontrollit të përbashkët, të njëjtit gjejnë mall komercial të fshehur, të padeklaruar, produkte kozmetike dhe tekstil në kabinën e kamionit. Me këtë rast i akuzuari J. M. ia ofron 20 euro zyrtarëve të lartpërmendur, duke iu thënë “mos e boni të madhe këtë punë dhe së bashku merrni 20 euro dhe pini diçka, hani”, me ç’rast zyrtari policor i fotografon paratë dhe të njëjtat i konfiskon.

    Me këto veprime i akuzuari ka kryer veprën penale “dhënie ryshfeti”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

    Pas pranimit të fajësisë nga i akuzuari për kryerjen e kësaj vepre, gjyqtari i Departamentit të Krimeve të Rënda, ka shqiptuar dënim unik në shumë prej 1500 Euro. Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.​

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.