×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Si filloi COVID-i, nga rastet e para në Wuhan e deri në një milion viktima në të gjithë botën

    FrontOnline
    29 Shtator 2020

    Deri më tani mbi një milion njerëz në të gjithë  botën kanë humbur jetën nga COVID-19, gjashtë muaj pasi kjo sëmundje u kthye në pandemi.

    Sipas Sky News, qyteti Wuhan në provincën kineze Hubei ishte në fokus të botës, pasi rastet e para të pneumonisë misterioze u shfaqen në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, që më 8 janar u konfirmuan si raste me COVID-19.

    Tentimet për të parandaluar përhapjen e virusit në qytetin me 11 milionë banorë dështuan në fund të janarit, por kjo sëmundje u përhap në çdo provincë kineze dhe për këtë u shpall “emergjencë e shëndetit publik” nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

    Zyrtarisht, Kina ka regjistruar mbi 90 mijë raste me COVID-19 dhe afro 5 mijë vdekje, por kritikët besojnë se numri i tyre është shumë më i madh.

    Pavarësisht se shumica e personave që kanë humbur jetën nga COVID-19 ishin të moshuar, në Wuhan ka pasur shumë raste të vdekjeve që kanë prekur edhe të rinjtë siç ishte rasti i Tian Yuxi, i cili ishte vetëm 24-vjeç kur ndërroi jetë në fillim të shkurtit.

    Derisa u mendua se pas izolimit total të Wuhanit do të ndalet përhapja e koronavirusit, nuk ndodhi ashtu  rasti i parë jashtë Kinës u raportua në Filipine. Pa kaluar shumë kohë vazhdoi “rrugëtimin” drejt Evropës, ku rasti i parë u regjistrua në Francë.

    Për muaj të tërë Evropa u konsiderua epiqendra e virusit pas Kinës, e sikur kjo të mos mjaftonte, koronavirusi arriti përtej atlantikut, duke bërë që SHBA-të të goditen rëndë  për të vazhduar në Brazil.

    Fakte interesante se si gjithçka filloi:

    Më 11 janar  u raportua vdekja e parë,  një 61-vjeçar nga Wuhani i Kinës.

    Më 23 janar u raportuan 18 vdekje, Wuhani bëhet vendi i parë në botë që aplikon masën e izolimit total.

    Më 30 janar raportohen 171 vdekje, OBSH-ja e shpall emergjencë globale në 18 shtete (jashtë Kinës).

    Më 2 shkurt raportohet vdekja e parë nga COVID-19 jashtë Kinës – bëhet fjalë për një burrë 44-vjeç nga Filipinet.

    Më 15 shkurt regjistrohet vdekja e parë në Evropë , një turist kinez që kishte shkuar në Francë.

    Më 11 mars raportohen 4.611 raste të vdekjeve nga COVID-19 në mbarë botën, OBSH-ja e shpall pandemi.

    Më 13 mars, epiqendra e koronavirusit zhvendoset në Evropë.

    Më 20 mars regjistrohen mbi 10 mijë vdekje në mbarë botën.

    E derisa në Evropë virusi po bënte kërdinë dhe kishte detyruar shtetet të aplikojnë izolimin total, më 26 prill koronavirusi u zhvendos në SHBA.

    Më 31 prill SHBA-të tejkalojnë Kinën, për nga numri i të infektuarve dhe viktimave të COVID-19.

    Më 26 maj, numri i të vdekurve shkon në mbi 100 mijë.

    Më 19 qershor, koronavirusi përhapet nëpër Amerikën Latine, ku vetëm në Brazil numri i të prekurve shkoi në mbi një milion.

    Më 8 korrik si rezultat i mospajtimeve rreth trajtimit të pandemisë, SHBA-të tërhiqen si anëtare të OBSH-së.

    Më 6 gusht numri i rasteve me COVID-19 në Afrikë shkoi në mbi një milion.

    Më 7 gusht, Meksika bëhet vendi i tretë në botë për nga numri i viktimave nga koronavirusi  me 50 mijë.

    Më 11 gusht, Rusia pretendonte se kishte zhvilluar vaksinën e parë kundër COVID-19, por ekspertët kanë dyshime për këtë.

    Më 16 gusht, Italia rikthen masat kufizuese nga frika se Evropa mund të goditet nga vala e dytë e COVID-19.

    Më 25 gusht, Gaza aplikoi masën e izolimit total pavarësisht se prej muajsh mbante të mbyllur kufijtë.

    Më 26 gusht, India regjistroi numrin më të madh të rasteve ditore në botë.

    Më 27 gusht, Peruja tejkalon Belgjikën për nga numri i rasteve ditore.

    Më 5 shtator fillon aplikimi i izolimit total lokal dhe masat e reja kufizuese në Britani të Madhe nga frika e valës së dytë të COVID-19.

    (Top Channel)

    Festo Bajramin me ofertën All Inclusive të Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni16 Maj 2024
    Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm, Farhan Haq ka përsëritur se të gjitha pikat kufitare për në Gaza duhet të rihapen për ndihma...
    Bota/Rajoni16 Maj 2024
    Ministrat e financave të G7 po përgatiten të mbështesin një plan të BE-së për të përdorur fitimet nga asetet e ngrira ruse...
    Bota/Rajoni16 Maj 2024
    “E vrava dhe nuk pendohem”, kjo është deklarata që ka dhënë për policinë 50-vjeçari shqiptar që masakroi për vdekje gruan e tij,...
    Të tjera
    Lajme17 Maj 2024
    Sot do të mbahet mbledhja e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, ku Kosova deri më tani nuk është rend dite....
    Lajme17 Maj 2024
    Sot është një ditë e veçantë për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Ajo sot feston ditëlindjen e 42-të. Osmani u zgjodh si...
    Lajme17 Maj 2024
    Ngjarjet e datës 17 maj 2024: Komisioni për Administratë Publike mban dëgjim publik për ndryshim-plotësimin e Ligjit për zyrtarët publikë. (Kuvendi i...
    Lajme17 Maj 2024
    Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, për FrontOnline, ka deklaruar se është përkrahës i kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqit...
    Lajme17 Maj 2024
    Muhaxheri njofton për vdekjen e një zyrtari të komunës: Peja sot ka humbur një zyrtar dhe një koleg të vyer Kryetari i...
    Lajme17 Maj 2024
    Paraditën e së premtës vazhdojnë të kalojnë vranësira, pa përjashtuar mundësi për ndonjë rigë shiu. Ditën vranësirat shpërndahen, duke hapur qiellin për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.