×
  • Lajme
  • Lajme

    Sejdiu për Vjosa Osmanin: Nuk më ka pëlqyer ajo se çka ka bërë, është e kundër filozofisë së Rugovës

    FrontOnline
    24 Shtator 2020

    Ish presidenti Fatmir Sejdiu ka thënë se ka raporte korrekte me partitë politike, por ka edhe hatërmbetje me individ të caktuar si brenda LDK-së ashtu edhe partive tjera.

    Këto komente ish shefi i shtetit i ka bërë në emisionin “Debat” në RTK.

    “E kapërcej hatërmbetjen, kam shumë shembuj kur e kam kapërcyer. Dua të mbaj modestinë dhe madhështinë time dhe mos të hyjë të flas me emra”, ka shtuar ai.

    Duke folur për kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani, Sejdiu ka thënë se i ka dhënë asaj mbështetje që të etablohet politikisht.

    Më pas, Sejdiu është ndalur tek raportet brenda LDK-së, duke thënë se ka shumë çështje që janë nisur dhe nuk janë përfunduar si duhet në LDK, sidomos ndërmjet dy Kuvendevë të fundit zgjedhore.

    “Nuk janë lejuar njerëzit që të kandidohen dhe kjo lë gjurmë të këqija në ecjen e mëtutjeshme”, tha Sejdiu në rtk.

    Për t’iu rikthyer edhe njëherë raportit me Vjosa Osmanin, Sejdiu ka thënë se ka disa qëndrime të saj që i mbështetë, por ka edhe të tilla që nuk i mbështetë. “Shembull, pasi që ajo ka qenë pjesë e kompromiseve në fazën para zgjedhjeve. E kam kundërshtuar largimin e saj nga strukturat”.

    “Ajo vet le të përcaktohet, nuk me kë pëlqyer ajo që ka bërë, sepse është e kundër filozofisë së Rugovës. Duhej të tërhiqej prej pozitës së kryetares së Kuvendit, sepse i takon një partie tjetër. Sidomos pas thyerjeve ndërmjet LDK-së dhe VV-së, është dashur të tërhiqej që të tregojë që është pjesë e LDK-së”, ka thënë Sejdiu

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.