×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri i AAK-së: Hoti na ka siguruar që nuk flitet për Asociacionin në dialogun me Serbinë

    FrontOnline
    24 Shtator 2020

    Zëvendëskryeministri nga AAK, Besnik Tahiri, po konsideron se në dialogun me Serbinë, janë “tri fusha të minuara”, në të cilët Kosova duhet të ketë shumë kujdes.

    E para sipas tij është fizibiliteti mbi Ujmaninm, nga i cili proces siç thotë ai nuk duhet patur frikë, shkruan lajmi.net.

    E dyta, sipas Tahirit është Asociacioni, për të cilin ai thotë se është siguruar nga Hoti që nuk do të diskutohet.

    Teksa fusha e tretë e minuar sipas Tahirit është një dialog që nuk çon në marrëveshje finale, por vetëm në normalizim raportesh, e kjo sipas tij nuk guxon të ndodhë.

    Postimi i plotë:

    Rreth dialogut duhet të thuhet saktë se argumentet janë në anën tonë, duhet të kemi kujdes nga tri fushat e minuara: e para, si do të shkojë procesi i fizibilitetit për Ujmanin. Nuk kemi nevojë të kemi frikë. Fusha e dytë e minuar është asociacioni. Ne jemi siguruar nga kryeministri Hoti që nuk do të diskutohet, ne jemi të mbrojtur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese sa i përket asociacionit. Problemi i tretë është ideja që të mos shkohet në marrëveshje finale, por vetëm në normalizim të raporteve. Nuk duhet të pranojmë këtë normalizim, pasi që nuk ka asnjë efekt. /Lajmi.net/

    Comodita “pushton” Amerikën, dyshekët e saj në top 5 produktet më të shitura
    Nga Rubrika
    Lajme07 Shtator 2024
    Është bërë zbulimi i shtatores së ish-presidentit, Ibrahim Rugova në Parkun e Qytetit në Podujevë. Në këtë ceremoni morën pjesë edhe kryeministri...
    Lajme07 Shtator 2024
    Ukë Rugova, djali i presidentit Ibrahim Rugova, në ceremoninë e zbulimit të shtatores së babit të tij ka falënderuar Komunën e Podujevës...
    Lajme07 Shtator 2024
    Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka kritikuar opozitën dhe Bashkimin Evropian pasi grupe serbe bllokuan pikat kufitare me Sebrinë. Ai ka shkruar...
    Të tjera
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Ministrisë palestineze të Shëndetësisë ka thënë se të paktën 61 palestinezë janë vrarë dhe 162 janë plagosur në Gaza në 48 orët...
    Sport07 Shtator 2024
    Trajneri i mirënjohur kosovar i xhudos, Driton Kuka ka reaguar pas humbjes së kombëtares sonë nga Rumania mbrëmjen e së premtes në...
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Një 14-vjeçare në Korçë është bërë nënë, derisa babai i foshnjës është shoqëruar në polici. Ai është i moshës 21-vjeçare dhe në...
    Lajme07 Shtator 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka kujtuar sot 7 shtatorin, Ditën e miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut. “Ishin delegatët e Kuvendit...
    Lajme07 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka komentuar humbjen e Kombëtares së Kosovës karshi Rumanisë, mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri”. Kurti përmes një postimi në...
    Lajme07 Shtator 2024
    Deputeti Arbër Rexhaj ka theksuar rëndësinë e fakteve të deponuara në këtë rast. Ai ka përmendur se janë mbledhur 5000 fakte, të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.