×
  • Lajme
  • Lajme

    Nagavci: E presim Hotin në Kuvend javën tjetër, le të anulojë takimet me Vuçiqin

    FrontOnline
    23 Shtator 2020

    Kryeministrat Avdullah Hoti dhe Edi Rama janë pajtuar për shtyrjen e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, e paraparë këtë të premte, për datën 2 tetor, për shkak të raportimit të kreut të ekzekutivit kosovar në Kuvend.

    E shumë nga opozita kanë reaguar pas kësaj, edhe nënkryetarja e  Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, e porositi Hotin që të mos e përdorë arsyetimin e raportimit për punën 100-ditëshe para ligjvënësve me shtyrjen e takimit.

    Nagavci nëpërmjet një postimi në Facebook thotë se e presin Hotin në Kuvend javën tjetër nuk ka nevojë që të anulojë mbledhjen e përbashkët të qeverive por takimet me Vuçiqin.

    Postimi i plotë i saj:

    Si inicuese e kërkesës për të thirrur në raportim zt. Avdullah Hoti lidhur me 100 ditëshin e tij, e presim në Kuvend javën e ardhshme. Nuk ka nevojë që të anulojë mbledhjen e përbashkët me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë.

    Përkundrazi.

    Nëse zt.Hoti do të anulojë diçka, le të anulojë takimet me Vuçiqin me arsyetimin se nuk ka mandat nga Kuvendi për koncesionet që po i bën Serbisë dhe se duhet të raportojë para deputetëve. Me këtë anulim të takimit me zt.Vuçiq, të paktën do të kishim një dëm më pak nga shumë që tashmë kanë sjellë.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.