×
  • Lajme
  • Lajme

    E tmerrshme: Lopët e sëmura kontrabandoheshin nga Serbia, përfundonin në fabrikat e mishit të këtyre qyteteve të Kosovës

    FrontOnline
    21 Shtator 2020

    Janë publikuar dosjet e Prokurorisë së Gjilanit e cila shpalos gjithë organizimin e kontrabandës me mallra, organizimin e skemave priamidale e bizhozit të paligjshëm në rastin Karaçeva.

    Në këto dosje të Prokurorisë për 33 personat e arrestuar në mesin e tyre edhe zyrtarë policor, janë dhënë detaje se si kishte funksionuar ky grup i dyshuar për vepra të ndryshme të kundërligjshme.

    Prokuroria ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Gjilan një muaj paraburgim për 33 personat e arrestuar nga Njësia Speciale e Policisë dhe Inspektoratit Policor të premtën në mbrëmje.
    Aty bëhen të ditura dyshymet e organit të akuzës për personat e arrestuar pas një hetimi të gjatë të Prokurorisë dhe IPK-së.

    14 nga qytetarët që u arrestuan në aksionin e së premtes në Karaçevë po dyshohen për kontrabandim me mallra ndërsa Y.F., Rr. G., N.Ç. Dhe L.G. po dyshohen për organizim të lojërave të fatit apo bixhoz të kundërligjshëm.

    Që nga viti i kaluar, nën masa të fshehta, Prokuroria e Gjilan, në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës, Divizionin kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsion dhe Policia e Kosovës, kanë hetuar të dyshuarit të cilët në mënyra ilegale kontrabandonin kafshë nga Serbia në Kosovë.

    Kontrabandimi përmes rrugëve ilegale duke i futur fillimisht në rajonin e Kamenicës përmes vijës kufitare përmes transportit me kamionë, traktor por edhe me këmbë, ku më pas bëhej distribuimi i tyre.

    Kafshët më pas përfundonin në thertore apo fabrika për prodhimin e mishit si në Gjilan, Prizren, Gjakovë, Suharekë, Podujevë, Prishtinë dhe të tjera vende.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.