×
  • Lajme
  • Lajme

    Hysni Gucati jep detaje nga ato çka kishte në dosjet e Gjykatës Speciale

    FrontOnline
    21 Shtator 2020

    Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka thënë se dosjet që kanë ardhur në zyrat e OVL të UÇK-së, janë dokumente zyrtare të Gjykatës Speciale në të cilat figurojnë shumica e emrave të dëshmitarëve.

    Sipas tij, këto dosje konfidenciale kanë dalë nga zyrat e Gjykatës Speciale, prandaj këtu shihet edhe serioziteti dhe niveli i kësaj gjykate që në parim ishte dashtë të ndiqet penalisht për veprimet që i ka bërë, por edhe për rrezikimin e dëshmitarëve që gjenden në këto dokumente, njofton Klan Kosova.

    “Disa muaj para se këto dokumente të vinë tek ne nga dikush i panjohur e që organet e sigurisë po të donin e kishin kapur në flagrancë pa kurrfar problemi, Gjykata Speciale e ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se po bënë presion në Gjykatën Speciale. Poashtu Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte ndërhyr direkt në ndalimin dhe pengimin e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi që të mos merrte pjesë në kudër të procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që ishte paraparë të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

    “Thaçi ishte i ftuar dhe e kryesonte Kosovën në këto bisedime. Ky akt që e ndrmori Gjykata Speciale kundër Hashim Thaçit, tregon qartë se Gjykata Speciale është pjesë e ingranimeve politike dhe se indirekt e mban anën e Serbisë. Edhe ashtu Gjykata Speciale, nënkupton Gjykatën e Kosovës me Dhoma të Specializuara në Hagë, me prokuror dhe gjykatës ndërkombëtarë, me polic dhe hetues të huaj si dhe me përkthyes të huaj. Gjykata në fjalë edhe porositë për akuza i merr në serbi, nuk është e pavarur”.

    Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook:

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.