×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj ia kthen Mustafës: Nuk e keni veç frikën e 2015 për Asociacionin, por edhe kompromiset ku jeni futur sot

    FrontOnline
    17 Shtator 2020

    sa Mustafa i Facebookut, është tjetër nga Isa Mustafa i politikës që ne e njohim. Ky i rrjeteve sociale duket se nuk është i vërteti.

    Në një postim sot, qenka marrë me fjalën time në Kuvendin e Kosovës, lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Dhe mirë ka bërë, por jo duke fyer e thënë të pavërteta!

    Z. Mustafa, meqë pretendoni se jeni akademik, dhe merrni vesh nga dokumentet zyrtare, po përpiqem të ju sqaroj ne atë nivel, se bazuar në Ligjin për Marrëveshjet Ndërkombëtare, ju keni pasur të drejtën e kryerjes së të gjitha vendimeve që lidhen me marrëveshjet ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, në pajtim me Kushtetutën dhe Konventën e Vjenës për të Drejtën e Traktateve. Prandaj, marrëveshja për jetësimin praktik të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, është bërë me nënshkrimin tuaj në vitin 2015 – dhe me atë nënshkrim ka marrë fuqi akti juridik. Ju e dini, se mbi këtë bazë është trajtuar marrëveshja edhe nga Gjykata Kushtetuese.

    Me të drejtë, edhe ekspertët kushtetues e kanë konstatuar se Marrëveshja e Parimeve të Përgjithshme është trajtuar si “akt juridik i miratuar nga Kryeministri i Republikës së Kosovës”. Pra Referimi i Parimeve në procesin e vlerësimit të kushtetutshmërisë në gjykatë është trajtuar si “akt ligjor i miratuar nga Kryeministri i atëhershëmm Isa Mustafa”.

    Me vjen keq, por z. Mustafa, faktet janë kokëforta. Frika ime dhe e qytetarëve të Kosovës këto ditë po rritet pikërisht nga përpjekja e juaj dhe e qeverisë Hoti për ta larguar çdo përgjegjësi nga Asociacioni. Si funksionar politikë, nuk duhet t’i ikni përgjegjësisë nëse vertetë mendoni se e keni bërë më të mirën për Kosovën. Situata të ngjashme, besoj ju kujtohet, kemi pasur edhe së bashku në qeveri, e veçmas për demarkacionin. Reagimi i juaj më duket sot më shumë për ta mbrojtur këtë qeveri dhe kryeministrin Hoti nga kompromiset ku e kanë futur vendin, se sa vendimin tuaj me 2015. Edhe pse çdo herë ju kam respektuar dhe vlerësuar, z. Mustafa, unë nuk e kam në plan të bëj kompromise me të verteten, vetem se kjo nuk të pëlqen ty.

    Në këto vende nuk do të ketë rrymë për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Kronika01 Maj 2024
    1 mijë e 863 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 16...
    Kronika01 Maj 2024
    Një aktiviste për mbrojtjen e kafshëve ka njoftuar policinë se në rrugë ka qenë një qen i ngordhur që dyshohet se është...
    Lajme01 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë të martën në ceremoninë e përurimit të dy sallave të konferencave në objektin e...
    Të tjera
    Lajme01 Maj 2024
    Presidenti i Kinës, Xi Jinping do të nis një udhëtim në Evropë, ku do të vizitojë Francën, Serbinë dhe Hungarinë. Për vizitën...
    Lajme01 Maj 2024
    Pakënaqësi të shumta ka edhe tek Infermierët. Edhe rastet e diskriminimit të punëtorëve Oda e Infermierëve i ka përcjellë me shqetësim. Kryetarja...
    Lajme01 Maj 2024
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), do të vazhdojë dëshminë dëshmitari i radhës i cili në pjesën më të madhe do...
    Lajme01 Maj 2024
    Ish-kryespiuni serb, Aleksandër Vulin, ka reaguar ashpër dhe me ofendime pasi kryeministri malazez, Milojko Spajiq, konfirmoi mbështetjen për rezolutën për gjenocidin në...
    Lajme01 Maj 2024
    “Të drejtat e punëtorëve janë anashkaluar dhe po anashkalohen, këtë e dinë vetë punëtorët po edhe ne si BSPK, e këtë e...
    Lajme01 Maj 2024
    Përveç dhimbjeve dhe pamundësisë për të lëvizur, Rexhep Gashi brengosej edhe për mbulimin financiar të trajtimit të tij. I shtrirë prej ditësh...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.