×
  • Lajme
  • Lajme

    Isa Mustafa: Ende kam dyshime për minishengen, asgjë personale me Ramën

    FrontOnline
    16 Shtator 2020

    Kreu i LDK-së, Isa Mustafa shprehet se, ende ka disa dyshime mbi idenë e mini-schengen që i ka shprehur dhe më herët dhe që kanë të bëjnë me krijimin e një mini-Jugosllavie dhe rritje të ndikimit rus në rajon. Z. Mustafa thotë se, gjithashtu ka vërejtje dhe për krijimin e një unioni doganor pasi Kosova nuk ka kufi në asnjë prej vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

     

    “Jo, ashtu siç shtrohej atëherë, veçmas nga Serbia, unë kam dyshuar dhe do dyshoj edhe sot që në qoftë se rrëshqasim atje, do të kemi probleme. Mirëpo ne do të jemi të kujdesshëm. Vërejtjet kryesore kam pas tek unioni doganor që nuk na përgjigjet ne që të bëjmë një marrëveshje t’unionit doganor, të vendeve të Ballkanit Perëndimor për arsye të pozitës gjeografike që ka Kosova tek Ballkani Perëndimor. Sepse jemi në mes të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe nuk kemi qasje me asnjë kufi të një vendi që i përket Bashkimit Evropian, prandaj dhe importi dhe eksporti por edhe sistemi doganor do të duhej të zhvillohej qoftë përmes Serbisë, përmes Shqipërisë, përmes Malit të Zi, përmes Maqedonisë së Veriut, e të tjera, që neve sna përgjigjet sepse pastaj e bëjmë një kalim të sovranitetit shtetëror te këto vende”, thotë kreu i LDK-së.

    “Tek çështja e Minishengenit ne nuk e kemi të qartë akoma se çfarë nënkuptohet krejt me Minishengenin, çka nënkuptojmë ne si Kosovë, çka nënkupton Serbia, çka nënkupton Shqipëria, çka nënkupton Maqedonia e Veriut. Dëshiron edhe Mali i zi të aderojë këtu, e dëshiron pastaj edhe Bosnja, e të tjera”, ka shtuar më tej ish-kryeministri i Kosovës.

    I pyetur nëse kanë qenë të ekzagjëruara kritikat ndaj Kryeministrit Edi Rama, Mustafa tha në Euronws Albania se ato s’kanë qenë në raport me të personalisht, por me idenë e minishengenit.

    “Po tani nuk kemi pas, ne — as unë vetë, sepse unë vetë jam deklaruar, kam pas deklaratë mjaft eksplicite lidhur me atë. Asgjë s’kemi pas me kryeministrin Rama. Kemi pas me vetë konceptin e Minishengenit sepse kemi dasht që ky koncept të mos marrë formën e një shengeni ose minishengeni, përkatësisht të mos institucionalizohet sepse po ta institucionalizojmë atëherë duhet të organizohemi bashkarisht ose të kemi një sistem të organizimit i cili pastaj implementon këtë. Dhe vërejtjen e kemi bërë më tepër për natyrën e Minishengenit, jo se kryeministri Rama e ka përkrahur këtë dhe në fund kemi ardh dhe jemi pajtu edhe unë edhe kryeministri Rama se fjala është për Procesin e Berlinit dhe për atë çfarë ne jemi marrë vesh në Procesin e Berlinit”, tha ish-kryeministri i Kosovës.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.