×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kjo është shuma që morën dy prindërit kosovarë pasi i humbën dy fëmijë në aksident në Austri

    FrontOnline
    15 Shtator 2020

    Një ngjarje e rëndë kishte ndodhur në vitin 2014, ku një familje kosovare ishte aksidentuar në Austri, derisa ishin duke ardhur në Kosovë. Si pasojë e aksidentit, dy fëmijët e familjes kishin vdekur. Tani, gjykata më e lartë në Austri i ka dhënë familjes 235 mijë euro si kompensim

    Familja ishte nisur më 29 korrik 2014 nga landi gjerman, Baden-Ëürttemberg ndërsa destinacioni i tyre ishte Kosova. Pas një udhëtimi prej shtatë orësh, kishin arritur në Wels (Austria e Epërme), ku edhe u aksidentuan me një shofer i cili po voziste në gjendje të dehur, shkruan krone.at, transmeton albinfo.ch.

    Kryefamiljari ishte përpjekur të parandalonte përplasjen por më kot. Dy fëmijët e tij vdiqën menjëherë, ndërsa ai dhe gruaja e tij kaluan me lëndime të lehta. Ashtu si edhe shoferi shkaktar i aksidentit, i cili u dënua me dy vjet burg efektiv, për sjelljen e tij veçanërisht të pavëmendshme.
    Padi për shkak të “gjendjes së shkatërruar emocionale”

    Prindërit pastaj kanë iniciuar procesin gjyqësor, duke u ankuar për veten dhe për fëmijën e tyre tjetër, që nuk ishte në makinën e aksidentit. Ankesa kishte të bënte kryesisht me gjendjen e tyre të shkatërruar mendore, e cila nuk ishte përmirësuar as disa vite pas tragjedisë.

    Në fund, sigurimi i automjeteve u desh të paguante 235,000 euro kompensim, përfshirë këtu edhe shumën që ishte transferuar para gjykimit. Kompensimi për dhimbjen dhe vuajtjen përshkruhet në gjykim si vijon: “është një satisfaksion për të gjitha vështirësitë që personi i dëmtuar duhet të durojë si rezultat i dëmtimit”.

    Refuzohet kërkesa për kompensim më të lartë

    Gjykata ka hedhur poshtë kërkesën për kompensim më të lartë. Përcaktuese për shumën është “pamja e përgjithshme e dëmtimit fizik dhe mendor”, përcjell albinfo.ch. Fakti që kanë humbur jetën dy fëmijë nuk mund të çonte në një “shumëzim aritmetik” të dëmshpërblimit për dhimbjen dhe vuajtjen.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.