×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Trump thotë se nuk ka arsye të mos i besojë Gjermanisë lidhur me Navalnyn

    FrontOnline
    05 Shtator 2020

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se nuk ka parë asnjë provë të ndërhyrjes së mundshme të Rusisë në helmimin e kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny, por tha se nuk ka arsye të dyshojë në konkluzionin gjerman se ai është helmuar.

    Trump i bëri komentet e para më 4 shtator, disa ditë pasi Gjermania zyrtarisht tha se testet kanë dëshmuar për helmim të Navalnyt me një agjent nervor të grupit Noviçok.

    Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë më 2 shtator se Gjermania i ka njoftuar partnerët e saj brenda Bashkimit Evropian dhe NATO-s, lidhur me këtë çështje, në mënyrë që të vendoset për një “reagim të duhur dhe të përbashkët”.

    “Është e qartë se Aleksei Navalny është viktimë e krimit. Atij i është kërkuar të mbetet i heshtur dhe unë, në emër të qeverisë gjermane, e dënoj këtë në shkallën më të fuqishme të mundshme”, ka thënë Merkel, duke e cilësuar këtë rast “tentim-vrasje përmes helmimit”.

    Trump tha se bazuar në deklaratat e Gjermanisë, ky duhet të jetë rasti, porse ai do të zemërohej shumë nëse kjo është e vërtetë.

    Më herët më 4 shtator, Departamenti amerikan i Shtetit, shprehu shqetësim të madh për zbulimin se Navalny ishte helmuar.

    Zëvendëssekretari i Shtetit Stephen Biegun, i tha ambasadorit rus Anatoli Antonov, se përdorimi i agjentit nervor të stilit sovjetik nga Moska do të ishte një shkelje e qartë e detyrimeve të Rusisë sipas Konventës së Armëve Kimike.

    Zyrtarët amerikanë më herët kishin thënë se janë duke bashkëpunuar në hetimet për helmim të mundshëm dhe për të kërkuar llogari nga përgjegjësit.
    Navalny, politikan dhe hulumtues i korrupsionit, njëherësh një prej kritikëve më të mëdhenj të presidentit rus, Vladimir Putin, është sëmurë më 20 gusht në avion, derisa ka qenë duke udhëtuar nga Siberia në Moskë.

    Aeroplani është detyruar të bëjë ulje emergjente në qytetin Omsk, në mënyrë që Navalny të dërgohet në spital.

    Pas spitalit siberian, ai më vonë është transferuar në një spital në Berlin, ku mjekët javën e kaluar kanë thënë se ka mundësi që Navalny është helmuar.

    Rame Lahaj, ambasador i VISA Infinite kartelës së Bankës TEB
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka takuar në Paris presidentin Emmanuel Macron dhe atë kinez, Xi Jinping. Përmes një...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Një zëdhënës i lartë i Hamasit ka thënë se thirrja e Izraelit për civilët që të evakuohen nga qyteti jugor o gazës,...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Një ngjarje e rëndë tronditi Shkodrën dhe vendin fundjavën që shkoi. Një nënë dhe tre fëmijët e saj dyshohet se janë mbytur...
    Të tjera
    Lajme06 Maj 2024
    Ish-kryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar, Rashit Qalaj, i është përgjigjur deputetit të VV-së, Halil Thaçit lidhur me mbarëvajtjen e këtij komisioni. Qalaj...
    Sport06 Maj 2024
    Kur kanë mbetur edhe pak javë drejt përfundimit të edicionit në Bundesliga, skuadra e Bayern Munich ka prezantuar fanellat e reja. Këto...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Një ngjarje e rëndë tronditi Shkodrën dhe vendin fundjavën që shkoi. Një nënë dhe tre fëmijët e saj dyshohet se janë mbytur...
    Kronika06 Maj 2024
    Një person është arrestuar në Fushë Kosovë. Ai dyshohet se fillimisht e ka joshur viktimën të konsumojë lëndë narkotike, mirëpo kishte refuzuar....
    Sport06 Maj 2024
    Granit Xhaka e ka zhvilluar ndër sezonet më të mira në karrierën e tij tek skuadra e Bayer Leverkusen. Xhaka ndihmoi ekipin...
    Sport06 Maj 2024
    Nga sezoni i ardhshëm, trajneri Arne Slot pritet ta drejtoj një skuadër të re. Slot do të largohet nga skuadra e Feyenoordit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.