×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    9-vjeçarja e gjetur në lumin Buna, varroset sot

    FrontOnline
    06 Maj 2024

    Një ngjarje e rëndë tronditi Shkodrën dhe vendin fundjavën që shkoi. Një nënë dhe tre fëmijët e saj dyshohet se janë mbytur në lumin e Bunës, ndërkohë që trupi i një prej vajzave të saj, është gjetur.

    Motra e gruas pas njoftimit se ajo dhe tre fëmijët janë zhdukur ka shkuar në policinë e Shkodrës dhe ka treguar se Alma Arrizi dhunohej barbarisht, bashkë me fëmijët e saj, nga bashkëshorti.

    Gazetari i Euronews Albania Teodor Gjerga raportoi se ditën e sotme kanë rinisur kërkimet në brigjet e Bunës në kërkim të trupave të nënës dhe 2 fëmijëve që mendohet të jenë mbytur.

    “Është ende e paqartë sa i takon vendit ku janë hedhur, dyshimet janë se mund të jenë hedhur nga ura e Bunës por zona është shumë e populluar dhe do ta pikaseshin nga njerëzit apo turistët. Nga dëshmitë e marra 31-vjeçari Ergys Arrazi thotë se nuk ka pasur asnjë lloj dyshimi se mund të ndodhte kjo gjë, ndërsa të afërmit janë shprehur se nuk ka pasur dhunë mes çiftit dhe se ata jepnin përshtypjen e një çifti perfekt”, tha ai.

    Sot në orën 14.30 do të mbahet ceremonia mortore për 9-vjeçaren që u nxor nga lumi, ndërkohë që në letrën e ceremonisë mortore nuk përmendeshin familjarët e Alma Arrazit. Ceremonia mortore organizohet nga familja e babait, dhe nuk ka asnjë shenjë të familjes së nënës.

    KESCO Premium hapet në Qendër të Prishtinës
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, mbetet në një gjendje të qëndrueshme, por të rëndë. Ministrja sllovake e Shëndetësisë, Zuzana Dolinkova, tha të...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Të paktën 50 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve në Afganistan, ndërsa janë shkatërruar rreth dy mijë shtëpi e janë...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Andrej Plenkoviqin, për mandatin e tretë si kryeministër i Kroacisë. Osmani, mes tjerash theksoi...
    Lajme18 Maj 2024
    Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare qytetarët nuk po i marrin të gjitha shërbimet. Mjekët, si dermatologët, pediatrit e internistët, sipas një...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje...
    Sport18 Maj 2024
    Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte në meçin për titullin kampion të peshave të rënda. Kjo përballje pritet të...
    Lajme18 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka konfirmuar se Enver Sekiraqa nuk është gjetur në shtëpi gjatë së premtes dhe të shtunës, pas vendimit të...
    Lajme18 Maj 2024
    Enver Sekiraqa, i cili më 3 maj 2024 u dënua nga shkalla e parë me 25 vite burgim për nxitje në vrasjen...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.