×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti Andin Hoti shërohet nga Coronavirusi

    FrontOnline
    03 Shtator 2020

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Andin Hoti është shëruar nga coronavirusi.

    Hoti ka thënë se pas dy javësh betejë të rëndë me virusin COVID-19, tashmë është shëruar plotësisht.
    Deputeti i PDK-së, në shkrimin e bërë në Facebook, ka përshkruar disa nga simptomat që kë pasur gjatë kohës sa ka qenë i infektuar me virus.

    “Qysh në fillim kam pasur vështirësi në frymëmarrje e shoqëruar me kollë dhe humbje të tërësishme të shijes dhe nuhatjes. Mbi të gjitha, sipas mendimit tim efekti psikologjik ka luajtur rol të madh në shëndetin tim, si për t’mirë si për t’keq. Prandaj kushdo që po ballafaqohet me këtë virus, apo kushdo që e ka dikë të afërt me këtë virus, të keni kujdes në informatat e pa verifikuara, fokusohuni vetëm në informatat e organeve kompetente për këtë virus (OBSH etj.)”, ka thënë ai.

    Hoti ka falënderuar mjekët dhe infermierët për punën e tyre kundër virusit COVID-19.

    “Shqetësimet e ndryshme janë të panevojshme dhe vetëm sa e vështirësojnë ballafaqimin me virus. Natyrisht që pa mantilbardhët vështirë të kalohet lehtë ky virus. Prandaj faleminderit secilit prej mjekëve, infermierëve dhe stafit të Institucioneve Shëndetësore për punën e tyre të stërlodhshme kundër virusit COVID-19”, ka shtuar ai.

    Shqipëria mbushet me turistë kosovarë falë Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Lajme28 Prill 2024
    Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq deklaroi se propozimi për një rezolutë për Srebrenicën është siç e quajti ai...
    Ekonomi28 Prill 2024
    Kordinatori i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Arben Brovina ka folur rreth tenderit që ka hapur komuna e Prishtinës në muajin prill, e...
    Lajme28 Prill 2024
    Ilir Peci, kryetar i Zveçanit për FrontOnline deklaron se mbajtja e votimeve ishte një mundësi e dhënë për votuesit e asaj pjese....
    Të tjera
    Lajme28 Prill 2024
    Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri thotë për FrontOnline se për të do të ishte e preferueshme që të kishte marrëveshje politike....
    Lajme28 Prill 2024
    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se nuk është e përcaktuar që Kosova duhet që draft-statutin e...
    Lajme28 Prill 2024
    Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, të shpjegoj arsyen pse Serbia nuk është ndëshkuar...
    Lajme28 Prill 2024
    Formimi i Komisioneve Hetimore Parlamentare po shihet si trend i ri në legjislaturën aktuale të Kuvendit të Kosovës. Aktualisht janë funksional disa...
    Lajme28 Prill 2024
    Javën e kaluar në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës, u organizua votimi për largimin ose jo të katër kryetarëve aktual....
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Të hënën kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, i mbijetuari i madh dhe i paparashikueshëm i politikës spanjolle, dhe një lider që ka parë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.