×
  • Lajme
  • Lajme

    Jakupi: Nga mosrregullimi i çmimit të barnave konsumatorët dhe buxheti dëmtohen rreth 18 milionë euro në vit

    FrontOnline
    02 Shtator 2020

    Arianit Jakupi, kryetar i Odës së Farmacistëve të Kosovës (OFK), thotë për “Front Online” se me unifikimin e çmimit të barnave tregu i zi dhe marketingu korruptiv minimizohen dhe më e keqja është se, siç thotë ai, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, prej se e ka shfuqizuar UA s’ka marrë asnjë veprim për të ecur përpara në rregullimin e çmimeve të barnave dhe pajisjeve medicinale.
    I pari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, i cili më herët kishte drejtuar Agjencionin Kosovar për Produkte Medicinale (AKPM), thotë për “Front Online” se nga mos rregullimi i çmimit të barnave humbjet vjetore të qytetarëve janë rreth 12 milionë euro, apo 1 milion euro në muaj, pasi që të njejtit po detyrohen të blejnë barna me çmime më të shtrenjta.
    Përpos qytetarëve, sipas tij, po dëmtohet edhe buxheti publik, pasi që Ministria e Shëndetësisë shpenzon miliona euro në vit për blerjen e barnave të ndryshme.
    “Nga mosrregullimi i çmimeve të produkteve dhe pajisjeve medicinale humbjet vjetore të konsumatorëve, por edhe të buxhetit të Kosovës arrijë në rreth 18 milionë euro”, shprehet Jakupi për “Front Online”, duke e drejtuar gishtin dhe dyshimet për korrupsion, siç thotë ai, pikërisht të përgjegjësit që e kanë bllokuar këtë proces.
    Edhe ish-ministri Uran Ismaili ka akuzuar pasardhësin e tij në krye të Ministrisë Armend Zemajn, duke thënë se një vendim i tillë i këtij të fundit rikthen krimin në shëndetësi dhe siç ka thënë ai, u shërben disa individëve, përderisa e varfëron popullin.
    “Ministri Armend Zemaj dje i ka dhënë hapësirë krimit dhe korrupsionit në shëndetësi, duke e shfuqizuar Udhëzimin Administrativ për rregullimin dhe unifikimin e çmimit të barnave. Me këtë vendim, ai ka goditur një nga reformat më të mëdha në historinë e shëndetësisë dhe ka ri-legalizuar krimin”, pati deklaruar Ismaili.

    Ministri Zemaj akuzohet për dëm 18 milionë € në vit nga kaosi me çmime të ilaçeve

    Bari do të duhej të shitej 34€ në Kosovë, po shitet 60€

    Nga Rubrika
    Lajme03 Mars 2026
    Brenda vetëm 24 orësh, çmimi i derivateve në Kosovë u rrit për së paku 14 centë. Më 3 mars, një litër naftë...
    Lajme03 Mars 2026
    Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Sipas tij, çështja e presidentit duhet...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e PDK-së, Artan Behrami ka thënë se të gjitha takimet e kryeministrit Albin Kurti me krerët e partive opozitare...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Brenda vetëm 24 orësh, çmimi i derivateve në Kosovë u rrit për së paku 14 centë. Më 3 mars, një litër naftë...
    Lajme03 Mars 2026
    Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Sipas tij, çështja e presidentit duhet...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Emiratet e Bashkuara Arabe po shqyrtojnë mundësinë e ndërmarrjes së sulmeve ndaj objekteve raketore të Iranit për të ndalur goditjet e vazhdueshme...
    Lajme03 Mars 2026
    Pak para zgjedhjeve të 28 dhjetorit, në një intervistë për Tëvë1, bashkëkryetarja e GUXO-së, Donika Gërvalla, thoshte se çështja e zgjedhjes ose...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Lajme03 Mars 2026
    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u takua sot në Shtëpinë e Bardhë me kancelarin gjerman Friedrich Merz, me temë kryesore luftën në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.