×
  • Lajme
  • Lajme

    Bari do të duhej të shitej 34€ në Kosovë, po shitet 60€

    FrontOnline
    02 Shtator 2020

    Manipulime të mëdha me çmime po ndodhin në tregun farmaceutik të Kosovës, përderisa pandemia COVID-19 ka goditur rëndë vendin, ku numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në rreth 14 mijë, përderisa  533 veta tashmë kanë vdekur nga ky virus.
    Gjithë këto keqpërdorime me çmimet e barnave në kurriz të konsumatorëve dhe buxhetit të Kosovës vazhdojnë të ndodhin, përderisa është krijuar një terren i përshtatshëm për veprime dredharake nga farmacistët pas vendimit të ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, për shfuqzimin e Udhëzimit Administrativ 02/2019 për rregullimin e çmimeve të produkteve dhe pajisjeve medicinale.
    Bari Citeral (Ciprofloxacin) 5×100 mg/10 ml, i cili edhe në Kosovë është futur në kuadër të protokolit mjekësor për COVID-19, këtyre ditëve në farmacitë e Prishtinës po shitet me një çmim dyfish më të shtrenjtë, nga 2 euro në rreth 5 euro, përderisa të njejtin në tregun me pakicë të Maqedonisë së Veriut mund ta gjesh më një çmim mesatar prej 2.2 euro, raporton portali “Front Online”.
    Udhëzimi Administrativ 02/2019, i cili ishte nënshkruar në maj të vitit 2019 nga ish-ministri i Shëndetësisë,Uran Ismajli, ka paraparë rregullimin e çmimit të barnave, duke i marrë si referencë çmimin mesatar në vendet e rajonit si: Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Malin e Zi dhe Kroacinë.
    Kjo nënkupton se asnjë bari në Kosovë nuk do të mund të shitej më shtrenjtë se mesatarja e rajonit. Por, në mungesë të një rregullimi të çmimit të barnave, po ndodhë e kundërta.
    Tabletat Aprizol 30 mg të prodhuesit kroat Belupo, sipas UA 02/2019 është dashur të shiten në tregun e Kosovës me një çmim prej 34 euro, përderisa në tregun vendor po shiten me një çmim prej rreth 60 euro, dyfish më shtrenjtë se në rajon.
    Tabletat Pantoprazol që do të duhej të shiteshin me një çmim prej 3.32 euro po shiten në farmacitë e Kosovës me një çmim prej 4.90 euro.
    Koncentrati për infusion “Amiodarone”, sipas Udhëzimit Administrativ 02/2019, është dashur të shitet rreth 2.5 euro në barnatoret e vendit, përderisa çmimi i këtij produkti farmaceutik ka shkuar në 20 euro, etj.
    Kosova dhe Bjellorusia janë vendet e vetme në Evropë, të cilat ende nuk e kanë të rregulluar çmimin e produkteve dhe pajisjeve medicinale, përderisa kundër këtij rregullimi në shtetin më të ri të Evropës kanë qenë distributorët e barnave, të cilët krijojnë qarkullime milionëshe nga shitja e barnave në vend.
    Nga mbi 100 distributorë të barnave sa janë të regjistruar në Kosovë, 10-15 e marrin “ajkën” nga ky treg që vlerësohet se ka qarkullim prej mbi 100 milionë euro në vit.
    Pikërisht këta të fundit ka dyshime se kanë lobuar kundër rregullimit të çmimit të produkteve dhe pajisjeve medicinale, duke i rritur kështu fitimet e tyre në një treg të paregulluar farmaceutik.

    Ministri Zemaj akuzohet për dëm 18 milionë € në vit nga kaosi me çmime të ilaçeve

     

    Bigbrother Vip Kosova dhe Bigbrother Vip Albania në Artmotion
    Nga Rubrika
    Ekonomi25 Prill 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se aktualisht janë 300 milionë euro shumë totale në formë të marrëveshjeve ndërkombëtare që sipas tij,...
    Lajme25 Prill 2024
    Institucioni i Avokatit të Popullit është shprehur jashtëzakonisht i shqetësuar në lidhje me deklarimet e fundit për ngacmimet seksuale në Universitetin Publik...
    Lajme25 Prill 2024
    Partia Socialdemokrate, ka mbajtur të enjten një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë në kundërshtim të faljes së borxheve kompanive për ambalazhim...
    Të tjera
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, bëri thirrje të enjten për mbrojtje më të fortë dhe më të integruar evropiane dhe tha se...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, bëri thirrje të enjten për mbrojtje më të fortë dhe më të integruar evropiane dhe tha se...
    Lajme25 Prill 2024
    Zëvdendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, gjatë pjesës së deklarimit të qeverisë në seancën e sotme plenare...
    Sport25 Prill 2024
    Pas përballjes së mbrëmshme interesante mes Golden Eagle Yllit dhe Pejës, sonte na pret një tjetër ballafaqim gjigant në basketbollin kosovar. Sigal...
    Sport25 Prill 2024
    Albion Rrahmani i ka mahnitur të gjithë me kualitetet e tij. Sulmuesi kosovar ka filluar të lërë gjurmë menjëherë në futbollin rumun,...
    Lajme25 Prill 2024
    Sindikata e Re e KEK-ut, Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës, Sindikata e Minatorëve të “Trepçës” dhe disa përfaqësues të sindikatave...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.