×
  • Lajme
  • Lajme

    Jasharaj: Ndryshe të flasësh nga zyra, ministri t’i vizitojë shkollat – ende ka të padezinfektuara, u mungon uji i pijes

    FrontOnline
    27 Gusht 2020

    Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari është shprehur i shqetësuar për situatën e krijuar me çështjen e planit për fillimin e vitit të ri shkollor, meqë vendi gjendet në kohë pandemie.

    ”Ne edhe gjatë gushtit, edhe në takimet me Kryeministrin Hoti dhe Ministrin Likaj, me përfaqësues të prindërve, ne kemi thënë publikisht që do të angazhohemi me tërë forcat për të mobilizuar nxënësit për një vit të mbarë shkollor”.

    ”Duke vlerësuar vlerën e madhe që ka shkolla për mësimin, nxënësit dhe mësimdhënësit – duke u nisur nga një përvojë jo bash e lehtë nga marsi për mësimin online”.

    Pse nuk janë krijuar ende kushtet që të nis mësimi i rregullt?

    ”Ne kemi një rrjet të tillë të organizimit, që në secilin institucion arsimor të nivelit komunal kanë përcjellë nga afër çdo lëvizje në institucionet arsimore”.

    ”Edhe në manualet që nxori MASHT dhe rekomandimet e IKSHPK, dhe tri versionet e parapara, ne kemi informacione të bazuara, nga ta erdhën raportet që një pjesë e madhe e institucioneve arsimore shihet që nuk janë të përgatitura”.

    ”Vitin e kaluar u tha që ka pasur përgatitje të institucioneve por nuk kemi pasur problemin me COVID-19. Dhe gabimet e lëshimet që janë bërë nuk janë bërë rrezik i drejtpërdrejtë për nxënësit”.

    Kësaj radhe çfarë lëshimesh ka që s’duhet të nis mësimi?

    ”Ka probleme sepse është thënë se shkollat duhet të jenë të pajisura me mjete higjienike dhe duhet të jenë të pajisura me mjete të dezinfektimit. Është thënë se do të ndahen klasat e mëdha në grupe, në ambiente shkollore do të krijohen hapësira për të pasur distancë sociale – është pohuar se shteti ynë me kohë do të sigurojë kontingjent të mësimdhënësve rezervë, është përmendur numri prej 1000”.

    Ai në Info Magazine thotë se mësimi duhet shtyrë pasi ndonëse u paralajmërua për masa anti COVID-19, në Kosovë ka ende shkolla të cilat nuk janë dezinfektuar dhe kanë mungesë të ujit, njofton Klan Kosova.

    ”Nuk janë realizuar asnjë nga këto gjëra konkrete. Tjera janë deklaratat nga zyrat e mira, se janë përgatitur shkollat etj. Le të shkojë ministri në shkolla dhe le ta shohë se këto kërkesat shtesë për shkak të COVID-19, nuk janë bërë në shkollat tona”.

    ”Kemi shkolla ku ende mungon uji i pijes. Kemi shkolla ku ende nuk është bërë dezinfektimi. E keqja më e madhe është se ende nuk kemi informacion të saktë se si do të procesohet me 300 mësimdhënësit e prekur me kancer dhe sëmundje të tjera”.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.