×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kongresmenia braziliane me 50 fëmijë akuzohet për komplotin e vrasjes së bashkëshortit

    FrontOnline
    25 Gusht 2020

    Një anëtare e njohur Kongresit të Brazilit është akuzuar se ka urdhëruar fëmijët e saj të vrasin bashkëshortin, ka njoftuar policia e Rio de Janeiro.

    59-vjeçarja Flordelis dos Santos de Souza, e cila është gjithashtu pastore dhe këngëtare kishe, akuzohet për organizimin e ekzekutimit të burrit të saj gjithashtu pastor Anderson do Carmo, 42 vjeç, mëngjesin e 16 qershorit në shtëpinë e tyre në Niteroi, në juglindje të Brazilit.

    Çifti i famshëm kishin më shumë se 50 fëmijë të adoptuar dhe biologjikë.

    Policia tha se Do Carmo u vra pas një debati të çiftit mbi mënyrën e trajtimit të fëmijëve nga kongresmenia, e cila akuzohet se preferonte më shumë disa prej tyre. Autoritetet thanë se pastori ishte qëlluar 30 herë nga vetë djali i tij, me armën që ishte blerë nga një prej fëmijëve të adoptuar të çiftit.

    Çifti konsiderohej si udhëheqës të lëvizjes kristiane evangjeliste në Brazil, dhe ishin prindër të më shumë se 50 fëmijëve, si të adoptuar ashtu dhe biologjikë, raporton BBC. De Souza tha fillimisht se i shoqi vdiq në një grabitje të armatosur, por kjo u kontestua nga policia e cila thotë se tashmë ka zbardhur planin e sofistikuar për vrasjen e Do Carmo.

    Prokurorët thanë: “Flordelis është e akuzuar për orkestrimin e vrasjes, duke përfshirë në skemë disa nga fëmijët e saj të rritur për ta maskuar ngjarjen si një grabitje të armatosur”.

    Hetuesit shtonin se De Souza kishte tentuar të vriste burrin e saj edhe gjashtë herë të tjera me anë të helmimit. Autoritete thanë se 10 persona të tjera janë akuzuar për vrasjen, duke përfshirë gjashtë nga fëmijët e De Souza dhe një mbesë e saj.

    Arrestimet janë kryer ndaj nëntë të akuzuarve përveç vetë De Souza e cila ka imunitet parlamentar si kongresmene, sipas ligjeve braziliane.

    Çështja është në faqet e para të mediave braziliane teksa hetuesit kërkojnë heqjen e imunitetit për nisjen e procedimeve penale ndaj saj. Sipas raportimeve, Flavio dos Santos Rodrigues, djali biologjik i De Souza ka shkrepur armën kundër njerkut të tij, teksa arma ishte blerë nga një prej fëmijëve të saj të shumtë të adoptuar.

    Komisioneri i policisë Allan Duarte tha për rrjetin Globo: “Hetimet demonstrojnë se imazhi i mirësjelljes dhe altruizmit të De Souza ishte për përfitim pasurie dhe pushteti politik.”

    De Souza mohon përfshirjen në vrasje.

    “Strategjitë t’i lënë përjashta, ta shijojnë këtë eksperiencë të paharrueshme”, u thotë Bruno banorëve të rinj
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Një foshnje 9-muajshe ka vdekur në Spitalin e Përgjithshëm në Ohër. Kështu ka bërë të ditur SPB-Ohër, njofton Klankosova.tv. Në njoftim thuhet...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim mbajti takim të jashtëzakonshëm në selinë në Tetovë. Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti thotë se LSDM...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Ministri i Brendshëm i Shqiprisë, Taulant Balla gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në Spanjë u prit në një takim në Drejtorinë...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2024
    Partitë politike në Kosovë po kërkojnë zgjedhje të parakohshme. Ditë më parë kryeministri Albin Kurti u bëri ftesë opozitës për takim, në...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Ministri i Brendshëm i Shqiprisë, Taulant Balla gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në Spanjë u prit në një takim në Drejtorinë...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Ambasadori i Bosnje-Hercegovinës në Kombet e Bashkuara, Zllatko Llagumxhija ka bërë të ditur se është arritur pajtueshmëri për tekstin përfundimtar të rezolutës...
    Lajme18 Maj 2024
    Këshilltari i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, Klisman Kadiu, ka thënë se Serbia po vazhdon politikën e saj destruktive pa u ndëshkuar, ndërsa Kosova...
    Sport18 Maj 2024
    Ish sulmuesi i Arsenalit dhe Manchester Unitedit Robin van Persie ka marrë pozitën e trajnerit të skuadrës holandeze SC Heerenveen, duke nënshkruar...
    Lajme18 Maj 2024
    Në Objektin e Qeverisë, Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati sot morën pjesë në konferencën për shënimin e fillimit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.